1668704260_Poloni.PNG

Qeveria e Finlandës ka propozuar të shpenzojë 139 milionë euro për të ndërtuar një mur përgjatë pjesëve të kufirit të saj prej 1200 kilometrash me Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. 

Vendi nordik njoftoi në qershor se do të ndërtojë barriera përgjatë kufirit rus për t'u marrë me kërcënime të ndryshme si fluksi i mundshëm masiv i azilkërkuesve. 

Projektligji, megjithëse i kontestuar për sa i përket rregullave të BE-së për azilin, u miratua në korrik me një shumicë absolute duke lejuar parlamentin të përshpejtojë procedurat.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë