Kriza ekonomike për zgjedhësit finlandezë është tema më e rëndësishme, në zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen. Populilstët kërkojnë më pak pushtet në BE, por nuk paraqesin ndonjë rrezik për Brukselin.
Borxhet e vendit janë të larta e shumë familje ndeshen me vështirësi ekonomike, një situatë e rëndë kjo që shkon në favor të populistëve të djathtë. Shumë prej finlandezëve që i drejtohen qendrave të votimit shpresojnë se një qeveri e re do ta nxjerrë vendin nga kriza.
Kryeministri Alexander Stubb dhe partia e tij konservatore, Koalicioni Nacional, përballen me sfidën e fortë të ish-biznesmenit Juha Sipila dhe Partisë Liberale të Qendrës. Sipila është zotuar të krijojë 200.000 vende pune përgjatë 10 viteve të ardhshme. Me ekonominë shtyllë kryesore të fushatës elektorale, garuesit janë përpjekur të bëjnë premtime sa më konkrete.
Koalicioni qeveritar është munduar me shumë zor të zbatojë reformat, por mosrealizimet e tij kanë çuar drejt një rrudhjeje të ndjeshme të mbështetjes për kryeministrin Stubb.
Populistët kërkojnë shumë fort të hyjnë në qeveri. Grupimi politik “finlandezët e vërtetë” mund të sigurojë sipas sondazheve një të pestën e mandateve në Parlament. Për drejtuesit e saj, kreu i ekzekutivit aktual ka qenë më pro-europian sesa duhet. Shumë finlandezë janë skeptikë ndaj Eurogrupit, ndërsa refuzojnë politikën e kursimeve. Megjithatë, sipas ekspertëve, edhe qeverisë së re do t’i duhet të nisë nga puna me shkurtime.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com