/ATSH-AFP/ - Partia opozitare e Qendrës fitoi dje zgjedhjet parlamentare në Finlandë, e ndjekur nga një tjetër parti e opozitës së djathtë euroskeptike "Finlandezët e vërtetë", sipas rezultateve të bëra publike sot në mëngjes.
Vota e finlandezëve, të cilët dënuan partitë qeveritare pas viteve krizë ekonomike, duhet të çojë në postin e kryeministrit deputetin Juha Sipila, 53 vjeç.
Ai do të ngarkohet të formojë një koalicion me një parti që kundërshton integrimin evropian dhe ndihmën ndaj Greqisë.
Sipas votave, Partia e Qendrës ka marrë 49 vende, "Finlandezët e vërtetë" 38, para konservatorëve me 37 vende dhe socialdemokratëve me 34 vende.