Në javen e 31 të Serie A, Fiorentina u përball në 'Stadio Artemio Franchi' me Empolin. Vendasit arritën të triumfonin me rezultatin minimal 1-0, e kjo falë golit në minutën e 58 nga Nicolas Gonzales. Ajo që ra në sy është fakti që tek Empoli nuk ishte asnjëri nga lojtarët shqiptarë nga minuta e parë.
Ismajli ishte i pari që u inkuadrua në fushë në minutën e 28 në vend të Tonellit, ku në minutën e 81 u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Më pas në minutat 61 dhe 77, përkatësisht Asllani në vend të Stulac dhe Bajrami në vend të Bandinellit.
Empoli arriti të shënonte një gol në minutën e 39 me anë të Di Francesco, por sistemi VAR anuloi gjithçka për një faull të Pinamontit në dëm të portierit. E ndërsa në minutën e 57 mbeti me 10 lojtarë pas daljes nga fusha të Lupertos i cili u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë.
Fiorentina tashmë arrin në fitoren e 50 pikëve pas kësaj fitoreje, vetëm 2 pikë më pak vendit të pestë i cili të çon në Europa Leage dhe 1 pikë më pak se vendi i gjashtë i cili të çon në Conference League.