Fiorentina është në negociata me Real Madrid për huazimin e sulmuesit serb Luca Jovic. Pas largimit të Vlahovic dhe vendimit për të mos blerë përfundimisht Piatek klubi vjollcë mendon për ish-in e Frankfurt, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë në Madrid.
Mirëpo marrëveshja duket ende larg për shkak të rrogës së Jovic, i cili merr 6 milionë euro në sezon. Fiorentina kërkon të pagujë 3 dhe gjysmën tjetër Real Madrid, por ‘galaktikët’ nuk e shohin të arsyeshme.
Për rrjedhojë sulmuesi i është ofruar Besiktas, që mund të japë edhe para për huazimin, por në Firenze gjithsesi ka optimizëm për shkak se Jovic pëlqen të transferohet në Seria A.

Komente

