Firence, Akademia e Arteve nderon
ish- studentin e saj Sislej Xhafa

Firence, Akademia e Arteve nderon<br />ish- studentin e saj Sislej Xhafa
Këtë të premte Sislej Xhafa rikthehet në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, atje ku dikur ishte student.|

Artisti nga Kosova do të hapë një ekspozitë personale me të gjithë studentët e Akademisë e më gjerë.
Xhafa edhe do të nderohet këtë të premte me çmimin Akademiku i Nderit.

Ish- studenti Akdemisë së Arteve të bukura të Firences do të ekspozojë veprën e tij ‘BD’ në hapësirat e Akademisë.
Xhafja është bërë një emër i njohur në botën e pikturës. Ai kthehet në Itali pas ekzpoitës që bëri në galerinë “Arti i shekullit 21’ në Romë Ku ekspozoi një retrospektivë të veprave të tij.

I lindur në Pejë, në vitin 1970, Sislej Xhafa aktualisht jeton dhe punon në Nju Jork. Xhafa me veprat e tij njihet për ndërthurjet e ekonomisë, politikës dhe kompleksitete të ndryshme të shoqërisë moderne.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre