ITALI- Policia e Firences ka shkatërruar një bandë e trafikut të drogës që përbëhëj prej 33 shtetas shqiptarë, një rumun dhe një serb, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Banda vepronte në Shqipëri, Hollandë dhe Itali.
 
Organizata, që dyshohet se drejtohej nga 3 shqiptarë, trafikonte droga të llojeve të ndryshme që në treg arrinin një vlerë prej 15 milionë eurosh.
 
Policia e Firences ka bllokuar pasuri të patundshme, llogari bankare dhe pasuri të tjera, më një vlerë prej dy milionë eurosh.
 
Sipas hetuesve, linja e trafikut niste nga vendet e Europës Veriore dhe furnizonte tregun e Italisë, kryesisht zonat e Lombardisë dhe të Toskanës.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)