Firma Delijorgji filloi
rrëzimin e qendrës së artit

Firma Delijorgji filloi<br />rrëzimin e qendrës së artit
TIRANE - Fillimin e punimeve nga firma e Mihal Delijorgjit në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit, dje, Artan Hadëri autori i restaurimit të veprës “Dy Gladiatorët” të Janaq Paços dhe djali i skulptorit Kliti Paço e kanë pritur me ankth dhe alarm. “Kemi frikë se do të ndodh hataja. Këtu kanë nisur punimet”, shprehen në orët e mëngjesit për “Shqiptarja.Com”.

Duke shkuar në vendngjarje vërejmë se ajo qendër është në kushte shumë të këqija si ndërtesë, por artistët e kanë si të vetmen mundësi që u mbetet ku të mbështeten për realizimin dhe ruajtjen e veprave të artit. Disa nga veprat e realizuara lihen prej vitesh aty. Asnjë përgjigje nuk marrin nga Ministria e Kulturës. Në atë qendër ndodhet edhe busti i Pjetër Arbënorit, i punuar nga skulptori Sadik Spahija, dhe as ai ende nuk ka shkuar në destinacion.

Edhe “Dy gladiatorët” e Janaq Paços pasi janë ndërruar pesë ministra rresht në Ministrinë e Kulturës që kur vendosi që të bëheshin Ylli Pango nuk kanë shkuar në destinacion. Duke parë qendrën me muret e ronitura dhe përpjekjet dëshpëruar të familjarëve dhe autorëve të restaurimit për fatin e veprës së Janaq Paços, kupton se Ministria e Kulturës ka hequr dorë nga çdo angazhim gjatë kësaj periudhe.

Refuzimi për të dhënë përgjigje për gazetën dhe mosmarrja e përgjegjësisë për veprën që tashmë është një monument i financuar prej saj, me një pasaportë prej 200 mijë eurosh, i shkarkon të gjitha pasojat mbi “Dy gladiatorët” që janë në rrezik. Janaq Paço vetë nuk ka fuqi që ta mbrojë veprën e tij, sepse nuk është më në këtë jetë. Prishja e qendrës së artit nga biznesmeni Delijorgji prek interesat e artistëve të pambrojtur, sepse një pjesë  e vogël prej atyre që kanë bërë karrierë në vite e kanë gjetur zgjidhjen.

Artisti i njohur Thoma Thomai, tha dje për Shqipëtrja.com se “duke e parë se qendra e artit nuk ka kushte të mira për realizimin dhe ruajtjen e veprave ne jemi drejtuar tek privatët. Janë bërë qendra më të kompletuara dhe ne na intereson të punojmë me to”. Ndërsa i pyetur për fatin e veprës së Janaq Paços, Thoma Thomai shprehet se “ajo është në përgjegjësinë e Ministrisë së Kulturës”.

Pra mes këtij udhëkryqi mbijetese për artistët, është i qartë shqetësimi i familjarëve, sepse vepra e Paços me shumë mund u arrit të bëhej dhe që para katër vjetësh ajo duhej të qëndronte në Amfiteatrin e Durrësit. Asnjë përgjigje nuk kanë marrë nga Ministria e Kulturës, nëse duhet të interesohet për të marrë veprën nga vendi ku rri prej katër vjetësh dhe ta çojnë në destinacionin që është nisur, në Amfiteatrin e Durrësit. Restauruesi Artan Hajdari rrwfen pwr “Shqiptarja.com”, shqetësimin e tij dhe tw familjarëve.   
 
Zoti Hajdari, pse jeni që në mëngjes tek kjo qendër. Çfarë ka ndodhur sot?
-Kanë nisur ta shembin dhe shqetësimi ynë është për fatin e “Dy gladiatorëve” të Janaq Paços. Unë jam autor i restaurimit, dhe vepra u realizua me vështirësi sepse ishte bërë copa-copa. Na vjen keq që të gjithë sa kontribuuan të na shkojë dëm mundi për restaurimin. Shqetësimi është akoma më i madhe se nuk po marrim asnjë përgjigje nga Ministrai e Kulturës për strehimin e “Dy gladiatorëve”. Unë i di gjithë peripecitë që kanë pasur veprat që kanë arritur deri këtu. Mbase iu kanë treguar familjarët sesi Muzeu Arkeologjik i Durrësit i ruajti ashtu siç ishin për afër 15 vjet. Më pas i vetmi ministër që u interesua ka qenë Ylli Pango. Madje ai erdhi vetë i pa veprat dhe kështu nisi projekti që të formatoheshin dhe të vendoseshin në një shesh të hapur. Familjarët vajtën në Durrës, i gjetën, i identifikuam, dhe i sollëm pranë kësaj qendre. Këtu janë edhe sot, por nuk dihet se ku do jenë nesër. Çdo gjë pritet.
 
Po ju bëtë gjithë atë punë restauruese dhe veprat megjithatë janë derdhur në beton. E meritonin të derdheshin në beton?
-Kaq ishte mundësia, nuk kishin më shumë mundësi materiale, më shumë fonde. Kjo varej nga fondet. Por problemi më i madh është se që nga koha e Ylli Pangos kanë pesë ministra dhe nuk ka pasur asnjëri prej tyre detyrim moral për të çuar në destinacion veprat. Këto vepra duhet të marrin nderimin që meritojnë, të mbrohen një orë dhe më parë dhe të çohen në destinacionin e tyre. Në diktaturë u superuan “Dy Gladiatorët”, sepse nga lartësia dhe madhështia dolën mbi diktatorin. Sot në demokraci, nga po superohen nga indiferenca dhe injoranca e ministrave të kulturës rreth veprave të artit. “Dy Gladiatorët” janë gati të shkatërrohen sërish. Kaq nuk kam çfarë them më shumë. Tw tjerat i keni dëgjuar nga i biri i skulptorit.

Djali i skulptorit Janaq Paço, Artan Hajdari
(Në foto: Djali i skulptorit Janaq Paço, Artan Hajdari dje në herjene e qendrës së artit)

Fragment i peprës dy Galadiatorët
(Në foto: Fragment i peprës dy Galadiatorët)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët