Firma e pasaportave njofton
kontratën e nënshkruar në mars
Ishtë nënshkruar që në mars të këtij viti, por vetëm dje kompania franceze, që përgatit pasaportat biometrike dhe letërnjoftimet për qytetarët shqiptarë ka njoftuar për shtyrjen edhe për 10 vjet të tjera të kontratës.
TIRANE - Ishtë nënshkruar që në mars të këtij viti, por vetëm dje kompania franceze, që përgatit pasaportat biometrike dhe letërnjoftimet për qytetarët shqiptarë ka njoftuar për shtyrjen edhe për 10 vjet të tjera të kontratës. Në faqen në internet të kompanisë Safran-Morpho, njoftohet se e drejta për këtë shërbim është dhënë edhe deri në vitin 2023. Nga ana tjetër, kompanisë i është dhënë edhe e drejta për të kontrolluar të gjitha transaksionet që do të kryhen në rrugë elektronike e informatike, duke përfshirë organizimin dhe realizimin e kalimit të parasë me anë të klikimeve në celular apo kompjuter të lidhur me internetin.
Ajo që duket e çuditshme në këtë rast është fakti që publiku francez dhe botëror njoftohen për një gjë të tillë vetëm në muajin gusht, ndërkohë që ministri Flamur Noka ka nënshkruar marrëveshjen në emër të qeverisë shqiptare më 19 mars 2013. Me sa duket, një gjë e tillë duhet të jetë konfirmuar edhe nga Këshilli i Ministrave, në një nga vendimet e tij, i cili ende nuk është bërë publik dhe as është botuar në Fletoren Zyrtare.
Ndoshta, një masë e tillë është mbajtur ende e fshehtë duke u nisur nga deklaratat e qeveritarëve të ardhshëm se do të rishikojnë të gjitha marrëveshjet koncensionare, sidomos ato që krijojnë ekskluzivitete, për të zbuluar eksiztencën e mundshme në to të akteve korruptive, në favor të zyrtarëve shqiptarë që po largohen.
Faktikisht, kompania franceze ka në CV-në e saj një dënim të formës së prerë nga një gjykatë e vendit të vet pikërisht për korrupsion. Safran është dënuar në Paris më 5 shtator të vitit të kaluar me gjobë 500 mijë euro pasi u verifikua që u ka dhënë rryshfet zyrtarëve shtetërorë në Nigeri në vitet 2000-2003 për të fituar një tender me vlerë 214 milionë dollarë, për prodhimin e 70 milionë kartave të identitetit.
Vendimi gjyqësor që dënoi në Francë një subjekt ligjor për korrupsion jashtë tij shënoi rastin e parë të një dënimi ndaj një subjekti ligjor, për më tepër me pjesëmarrje të shtetit në masën 30 për qind të aksioneve të tij.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.7%
-
Jo
43.9%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 6470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52