Firma italiane që pastron Tiranën
'gropë' 400 mijë euro në Shqipëri

Eksperienca e qytetit të Veronës në pastrimin dhe higjenën urbane, të cilën e ka huazuar Tirana muajt e fundit, u paraqit si një shembull i suksesit në Shqipëri, si në Itali. 

E megjithatë, duket se në planin financiar, nga angazhimi në Shqipëri, kompania italiane Amia që ka krijuar joint-venture me Bashkinë e Tiranës, nuk ka dalë edhe aq e suksesshme, pasi në bilancin e saj për vitin 2016, i mungojnë 400 mijë euro. Në një shkrim të botuar nga gazeta italiane l’Arena.it, nga qyteti i Veronës, jepet një tabllo shumë e qartë e situatës në fjalë, ku nisja për ta shtrirë këtë veprimtari edhe përtej Adriatikut, është konsideruar nga anëtarët e shoqërisë në fjalë, si një nismë personale e ish-drejtorit të kaluar ekzekutiv.
 
Ja artikulli i plotë në fjalë:

 
Amia dhe Shqipëria, mungojnë 400 mijë euro

Takimi pritet të jetë tepër i ndezur. Takimi është lënë sot në ora 14 në komisionin këshillues, e shtata e udhëhequr nga Alberto Bozza për kontrollin e enteve. Titulli: Agsm Holding Albania dhe Ecotirana. Ose më saktë llogaridhënia lidhur me atë që po bën shoqëria e krijuar në mars 2016, me kërkesë të Agsm, në provincat shqiptare.

Po përse klima politike pritet kaq e ndezur? Sepse me 13 qershor 2017, sipas verbalit që u krye gjatë këshillit të Amia-s, doli se në bilancin e 2016-s mungojnë 400 mijë euro pikërisht për shkak të angazhimeve në Shqipëri. Në fakt, me atë rast drejtori i përgjithshëm i Amia-s, Maurizio Alfeo, mori fjalën për të treguar se “rezultati pozitiv i ushtrimit të administrimit karakteristik është arritur pavarësisht se Amia nuk ka mundur t’i rifaturojë kostot e larta të bëra për start up-in të shoqësisë së re ku merr pjesë e cila merret me shërbimin e higjenës në qytetin e Tiranës në Shqipëri”.  
 
Por sa janë këto “kosto të larta”?
 
Plot 400 mijë euro, të cilat Amia është detyruar t’i heqë nga bilanci i saj me shumë dhimbje. Në fakt, Alfeo kujtoi në atë mbledhje se “shpenzimi u autorizua me kusht që të viheshin në kontratë kostot që do të kishte marrë përsipër Holding Albania spa sipas rregullave të rishpërndarjes që duhen përcaktuar në një rregullore të posaçme”.

Por për këto rregulla nuk ka asnjë gjurmë: “Kjo rregullore, që duhej të ishte redaktuar nga kreu i grupit nuk na është paraqitur asnjëherë pavarësisht kërkesave të ndryshme”, tha Alfeo.

Kështu që kostot e kanë rënduar edhe më shumë bilancin e Amia-s. “Këto kosto që kapin një total prej 400 mijë eurosh”, shkruhet në dokument, “kanë sjellë një reduktim të fitimeve të xhiros neto. Por ndërkaq rezultati i aktivitetit të 2016, po të përfshihej edhe kjo kuotë, gjithsesi nxjerr në pah se pavarësisht të papriturave të shfaqura gjatë vitit, kompania ka punuar mirë dhe me gatishmëri të lartë”.

Kështu që fitimet janë ndalur në 124.853 euro. Sipas këshilltarit Bertucco, "vendimi i Amia-s konfirmon se nuk kishte një plan industrial por nismat jashtë vendit lindën vetëm si nismë e drejtorit të përgjithshëm të mëparshëm të Agsm-së dhe se presidenti i Amia-s pra është gjendur para faktit të kryer".

arena

(Artikulli i botuar në larena.it lidhur me kompaninë veroneze të angazhuar në pastrimin e Tiranës)

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve