Firmat ankohen për kontrollin
mbi ekonominë

Firmat ankohen për kontrollin<br />mbi ekonominë
TIRANE-Biznesi ankohet se sistemi bankar po tregohet i ngurtë dhe nuk po e kryen rolin e tij për të financuar ekonominë. Dje, në takimin e qeveritarëve me bizneset, kreu i Konfindustrisë Shqiptare Gjergj Buxhuku deklaroi se i duhet dhënë fund situatës kur bankat, kryesisht të huaja, kontrollojnë ekonominë e vendit, ndërkohë që qeveria duhet të aktivizojë menjëherë bursën e Tiranës, për të bërë të mundur që lekët e shqiptarëve të mos shkojn ë në bankat mëmë në Athinë apo Milano.

Ndërkohë, ndërtuesi Avenir Kika tha se, me kushtet që vendosin bankat, marrja e një kredie mund të rezultojë fatale për ndërmarrjet. "Biznesi nuk është i interesuar të marrë fajde, është i interesuar të ketë kredi. Duke mos marrë kredi me kushte optimale, siç ka sot në botë, nuk i afrohet dyerve të bankave. Përballon me sforco të jashtëzakonshme problemet që ka, mungesën e likuiditetit, duke u kthyer në klering, dhe nuk shkon në dyert e bankave, sepse bankat kanë kredi të tilla që për 5-10 vjet e groposin një ndërmarrje private”.


Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë