Sot në Tiranë u firmos marrëveshja mes Gjermanisë dhe Shqipërisë për pjesën e dytë të financimit të projektit “Linja e Interkonjeksionit 400 kV, Shqipëri-Maqedoni”.

Gjermania për ne është një partner i pazëvendësueshëm”, theksoi Rama duke u shprehur se Shqipëria është shumë e angazhuar të shkojë drejt BE.

Së pari vizitë që na gëzon sepse sa herë që kemi detyrimin të mikpresim mik nga Gjermania është një kënaqësi e veçantë. Gjermania për ne është një partner i pazëvëndësueshëm në një rrugë shumë të vështirë. Ne jemi shumë të angazhuar shumë të shkojmë drejt Bashkimit Europian. Është i vetmi proces për të bërë një Shqipëri më të mirë. Nga ana tjetër kjo vizitë është e gëzueshme se përveç shprehjes së miqësisë që u rikonfirmua edhe sot kadhe disa gjëra konkrete në dy fusha, si energjia dhe mjedisi, Gjermania ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Por një nga xhevahiret më të mëdha të bashkëpunimit është interkonjeksioni që lidh me Kosovën”.

Firmosja sot e marrëveshjes, sipas Ramës çon përpara projektin e interkonjeksionit.

Sot falë kontributit të Gjermanisë në proçesin e ndërtimit të një treg të integruar energjetik rajonal, në çojmë përpara projektin tjetër të internjeksionit më Maqedoninë. Mirënjohje për këtë kontribut të shtetit gjerman. Ndihma gjermane është mbi të gjitha dija dhe kulturë administrimi. Kjo ka bërë që kontributet e Gjermanisë, të jenë kontribute mbresëlënëse”.

(d.b/Shqiptarja.com)