Firmoset marrëveshja, Gjermania njeh patentat shqiptare, hyn në fuqi më 1 qershor! Sekretari gjerman: Hap i vogël drejt BE! Ministrja e Infrastrukturës: Finalizim i një procesi të gjatë

TIRANË- Nga 1 qershori patentat shqiptare do të njihen edhe në Gjermani. Marrëveshja finale u nënshkrua në Tiranë nga Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku.

“Është kënaqësi të jem këtu për të nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme. Që prej dy vitesh kemi iniciuar këtë proces. Do të jetë një kontribut i rëndësishëm në afrimin e vendeve tonë, është edhe një sinjal i rëndësishëm i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani.  Kjo është një marrëveshje që ka të bëjë me një raport “ëin-ëin”. Do të përmirësojë edhe problemet dhe të emigracionit. Është një sinjal i përafrimit edhe me BE për Shqipërinë. Është një hap i vogël në drejtim të BE. Një pjesë e politikën evropiane e Gjermanisë përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Faleminderit që kjo marrëveshje është bërë në një kohë të shkurtër, kjo do të hapë edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit.”, tha ai.

“Janë në proces marrëveshjet me Spanjën, Turqinë, Bosnjën dhe Arabinë Saudite. Nga viti 2019-2021 më shumë se 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar patentat”, tha Balluku.

Njohja e lejes së drejtimit vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani. Shqipëria ka lidhur marrëveshje për njohjen e patentave edhe me Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë dhe Emiratet.

Kush mund të përfitojë? Ja pikat kryesore të marrëveshjes

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ke kancelarin gjerman Olaf Schol. Ky i fundit tha se ditën e sotme në Tiranë do të firmosej marrëveshja për njohjen reciproke të patentave mes dy vendeve.

Jo më larg se 1 muaj më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se çdo shqiptar do të ketë mundësi të lëvizë në Gjermani me patentën shqiptare. Kjo pasi shteti gjerman vendosi që të njohë patentat shqiptare.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 12/04/2022 17:11

    Te shkretit gjerman me pas shofera shqiptar nëpër rrugët e tyre

    Përgjigju
  • ZAB: 12/04/2022 14:25

    Kur do bëhet njesimi me njohje I diplomave sipas Anabin ZAB mes Gjermania dhe Shqiperi sepse vetëm Kjo procedure shkojn 500-600€ dhe 6 muaj vonese për njohje të diplomave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja