Ministria e Arsimit dhe sportit ka zyrtarizuar marrëveshjen me CERN-in (organizatën evropiane për kërkim bërthamor). Ka qenë ministrja Lindita Nikolla që hodhi firmën nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” i qytetit të Shkodrës, ku po mbahet edhe Workshopi ndërkombëtar mbi astrofizikën, fizikën mjekësore dhe mjedisore. 

Ministrja Nikolla e quajti këtë ngjarje, si një ditë të madhe për Shqipërinë në fushën e kërkimit shkencor, ndërsa shtoi se bashkërisht po ndërtojmë një rrugë të re për arsimin.

Pas firmosje së marrëveshjes, ministrja Nikolla ju përgjigj interesit të medias lidhur me situatën aktuale në arsim dhe reformat e ndërmarra, që po shoqërohen me akuza nga opozita. 

Lidhur me kalimin e studentëve në institucionet publike, pas mbylljes së disa universiteteve private, Nikolla tha se askush nuk cënohet në këtë mes.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)