Punonjësit e Policisë së Shtetit do të testohen në mënyrë periodike përsa i përket konsumit të lëndëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, ka firmosur urdhrin që është shpërndarë në 12 drejtoritë e qarqeve, përmes së cilit informon se punonjësit e policisë do të testohen për drogën. Ky vendim vjen pas përfshirjes së një numri të lartë të punonjësve të policisë në aktivitete kriminale.
Deri me tani, ky lloj testi është bërë për punonjësit e policisë vetëm kur kanë marrë emërimin për uniformën blu. Duke filluar nga ky urdhër e në vazhdim do të bëhet çdo vit, por me një kleçkë të vogël. Pvararësisht se një efektiv policie mund të rezultojë negativ në test, vetë struktura mund të ketë informacione në vazhdim se ai është konsumues i lëndëve narkotike dhe ritestimi i tij do të bëhet bë mënyrë krejt rastësore dhe surprizë.
Në lidhje me këtë vendim, drejtori Gledis Nano nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi më laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”. Marrëveshja e konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre.
Kryepolici Nano e konsideron këtë test droge si mundësi të vlefshme për rritjen e imazhit të Policisë në komunitet dhe për fitimin e besimit të qytetarëve, sepse kryerja e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit. Përgjatë viteve, Policia e Shtetit është përballur me situata të pakëndshme të përfshirjes së efektivëve në aktivitete kriminale duke vënë gjithë strukturën në fokus të akuzave publike. Po ashtu, nuk kanë munguar edhe qëndrimet arrogante të punonjësve të policisë në raport me qytetarët, gjë që ka ndikuar në besimin tek policia.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
37.9%
-
Jo
54.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1154
Lajme të tjera
-
Vettingu e shkarkoi nga detyra e drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati emërohet këshilltar i Rrumbullakut
30 Maj, 12:13
-
Vala e krimit të emigrantëve shqiptarë në Britani, media britanike: 80 të arrestuar në 4 muajt e këtij viti
30 Maj, 11:41
-
Megaoperacion në Itali, ‘çmontohet’ klani i trafikut të drogës italo-shqiptar, 15 të arrestuar! Në pranga edhe kreu i bandës, paratë investoheshin në Shqipëri
30 Maj, 11:29
-
Në media publikohet video e përdhunimit të një vajze, Policia nis hetimet: Kemi pamjet! Po punojmë për identifikimin e personave përgjegjës
30 Maj, 11:11
-
Shkatërrohet banda e drogës në Gjermani dhe Belgjikë,17 shqiptarë të arrestuar! Europol sekuestron 700 mijë euro dhe mbi 20 kg drogë
27 Maj, 11:07
-
U kap për të dytën herë me drogë, arrestohet 27-vjeçari në Fier! Theu arrestin e shtëpisë për të shitur kokainë
26 Maj, 09:52
-
VIDEO/ Kontrolle për bimë narkotike, asgjësohen me anë të djegies 1099 fidanë kanabis në Krujë, Lezhë dhe Shkodër
25 Maj, 14:40
-
Në bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar, Rrumbullaku pret delegacionin e lartë nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite
18 Maj, 12:24
-
VIDEO/ Kapen 3 ton kokainë në portin e Italisë! Droga ishte fshehur në kontejnerë me fruta! Kapte vlerën e 800 mln eurove, kishte destinacion Armeninë
16 Maj, 10:02
-
Nesër Shqipëria voton, Policia e Shtetit merr në ruajtje 4080 objekte ku mbahen materialet zgjedhore! Thirrje partive politike: Respektoni Kodin Zgjedhor
13 Maj, 20:13
-
Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Rrumbullaku: Janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore! 88 persona nën hetim
12 Maj, 18:27
-
‘Vendoret’, KQZ letër SPAK, Policisë e Prokurorisë së Përgjithshme: Parandaloni incidentet dhe krimet zgjedhore
11 Maj, 11:42
Shume mire per urdherin per kryerjen e testit po kjo puna e perzgjdhjes na shkrive fare apo te erdhen me vrap te zyra te gjith Drejtuesit ca u semuren ca kishin frik se mos ndoshta ja kish hedh te kafja ???????? e dini mire. Filloje nga Drejtoret vendore dhe nga ata qe jane afer jush.
PërgjigjuÇa është kjo marrëveshje mo daku. A ka zhvilluar tender ky idioti? Si u lidhka marrëveshje, po kushtet e pagesave, apo i paguan nga xhepi vetë dhe jo taksapaguesit.
PërgjigjuTesti i droges duhet te filloje qe nga Presidenti Kryeministri minidtrat deputet
PërgjigjuBejani testin te gjithe aparatit polici , inspektora , prokurori , gjykate . Te behen te sakta jo ti marin mostra njerezve te vet e te te dalin te gjith ne rregull. Besoj gjysma jane per e policave jane per te hapur kanale.
PërgjigjuNai line ne qytetareve ne dore ti zgjedhim policat qe duhet te brjn testin . Po nuk i nxorren te tere pozitiv na gjobisni ..
PërgjigjuHahahahhahah fix lale ashtu eshte Po peshqit e vegjel Jan ne site si gjithmone... Vk show vazhdon ketu...
Po pijne drejtorat e qarkut, ju thoni do i behet test policeve! Bejeni shpejt kto dite se deri kte fundjave tu pi ishin, Se tashi pas urdherit mund te bejne pushim, Mgjthse po e keni seriozisht del deri ne 3 muaj pas perdorimit Sipas drogave te ndryshme. Por idea eshte te zbatohet, jo te hidhet thjesht ne lajme. Boll me perralla se jeni bere shume qesharak dhe talles ne fakt, Eshte gjynah ky popull mos u tallni pafundsisht.
Përgjigju