Firmosi për Real Madrid, Kylian Mbappe: Luis Enrique më shpëtoi, ia di për nder

Firmosi për Real Madrid, Kylian Mbappe: Luis Enrique më shpëtoi, ia di për nder

Kylian Mbappe

Blerja e re e Real Madridit, Kylian Mbappe ka dhënë konferencën e tij të parë për media në cilësinë e lojtarit të “Galaktikëve”. 25-vjeçari shpjegoi para ndeshjes mes Francës dhe Luksemburgut se ai ishte nën presionin se nuk do të luante më për pjesën e mbetur të sezonit dhe fakti që arriti të luajë ishte një sukses në sytë e tij.

"Është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Është shumë emocionuese. Jam shumë i lumtur, i lehtësuar dhe jashtëzakonisht krenar. Jam shumë i emocionuar për idenë për të shkuar te ky ekip i madh, më i miri në botë. Jam shumë i nderuar nga perspektiva dhe dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më dërguan mesazhe dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion”, theksoi ai.

Mbappe e përshkroi si vitin e tij më të vështirë këtë të fundit me PSG-në, duke përmendur fillimin e turbullt të sezonit, aty ku u la jashtë turneut parasezonal, pasi refuzoi që të rinovojë kontratën.

"Është një lehtësim i madh, unë jam shumë i lumtur dhe mendoj se fytyra ime e tregon këtë. Kam luajtur shumë pak në fund të sezonit dhe të gjithë e dinë pse. Unë po mundohem që të rikthehem në formën më të mirë të mundshme dhe të ndihmoj Francën ta çojë kupën në shtëpi”, është shprehur francezi.

Mbappe konfirmoi se atij i ishte thënë se do të kalonte tërë sezonin në tribuna, para ndërhyrjes së Luis Enrique dhe drejtorit sportiv Luis Campos.

"Ata më lanë ta kuptoja, ma thanë në fytyrë, ata më folën mua dhunshëm. Luis Enrique dhe Luis Campos më shpëtuan. Pa ata unë kurrë nuk do të shkelja fushën përsëri. Kjo është e vërteta dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj trajnerit dhe drejtorit sportiv”, përfundoi Mbappe.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

'Ditë historike për mua', Klaus Gjasula: Me Spanjën do provojmë

'Ditë historike për mua', Klaus Gjasula: Me Spanjën do provojmë