Festa Kombëtare e Amerikanëve ka nisur me festime të shumta në New York ndër të cilat dhe më festivalin e organizuar nga këngëtarë të mirënjohur si këngëtarja Miley Cyrus, Enrique Iglesias dhe mjaft këngëtarë të tjerë të cilët ngrohën atmosferën në pritje të nisjes së shfaqjes tradicionale të fishekzjarrëve rreth orës 9:30 të mbrëmjes me orën lokale.
Qielli i Neë Yorkut u ndriçua nga fishekzjarret spektakolare për festimet e 4 korrikut, duke lënë me gojë hapur të gjithë pjesmarrësit e mbledhur përballë zonës së brigjeve të lumit të lindjes në Manhattan-in e poshtëm dhe urës së Brooklyn. Këtë vit organizuesit e eventit vendosën ta përqëndronin qendrën e festimeve pranë Urës së Brooklyn-it dhe gjatë shfaqjes tradicionale të fishekzjarreve u mblodhën qindra vetë për të vëzhguar.
Shfaqja u transmetua live nga NBC që nga hapja e festivalit deri në përfundimin e hedhjes së fishekzjarrëve të organizuar nga bashkia e qytetit.
Për shkak të Uraganit Arthur që ka kaluar në brigjet Amerikane gjatë fundjavës shumë nga festimet u anulluan ose u bënë ditë më parë për të mundur fuqitë shkatërruese të tij.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com