Fishta, Asdreni, Poradeci e Koliqi 
si u bënë bashkë për këtë fotografi

Fishta, Asdreni, Poradeci e Koliqi <br />si u bënë bashkë për këtë fotografi
Zbulohen detajet e historisë së realizimit të fotos historike që përfaqëson takimin e dy brezave letrarë, por që kumton edhe bashkimin gegë e toskë… 

Kjo fotografi e Marubit realizuar në vitin 1938 edhe pse është shumë e njohur për publikun e gjerë, ka një histori mjaft të veçantë, e thuajse krejt të panjohur. Detaj ngacmues në të është  fakti se janë gjendur së bashku në këtë pozë përpara mjeshtrit Marubi dy poetë gegë (Gjergj Fishta dhe Ernest Koliqi) dhe dy toskë, (Asdreni dhe Lasgush Poradeci) njëkohësisht dy breza poetësh: mjeshtrit Asdreni dhe Fishta të ulur poshtë dhe në këmbë dy të rinjtë Poradeci dhe Koliqi.

Por si janë gjendur bashkë këta katër poetë  dhe si është fokusuar ky moment nga fotografi? Hollësitë e këtij takimi zbulohen rastësisht nga publikimi i dy fotografive nga vajza e Lasgushit, Marie Gusho, e cila postoi në faqen e saj para do kohësh një foto mjaft të bukur, realizuar në Shkodër në fillim të vitit 1938, me diçiturën “Në çajin e profesorëve të gjimnazit Shkodër (shkurt 1938). Pas publikimit të kësaj fotoje, ku në qendër janë Lasgush Poradeci e Asdreni; Çezar  Ndreu i bashkangjiti kësaj historie  foton e njohur të katërshes së poetëve me shënimin poshtë saj: dy breza letrarë dhe një shënim të një reviste, me shumë gjasa “Shejzat”, ku shpjegohet pikërisht historia e fotografisë së katër poetëve dhe e takimit të tyre në Shkodër.

Shënimi mban titullin “Takim poetnësh shqiptarë më 1938” dhe  vijon: Me rasën e 30-vjetorit të veprimtarisë si ordinar universiteti të prof. Koliqit, po botojmë nji fotografi qi përkujton  nji udhëtim në Shkodër më 1938 të poetënve Asdreni e Lasgush Poradeci. Këta dy poetën të jugut të Shqipnisë, të ftuem nga Ernest koliqi, vizituen Shkodrën, e cila i priti me shfaqje të nxehta sympathije e admirimi. Para një publiku jashtëzakonisht të dendun, në sallën e Kinema Rozafat, poeti kombëtar At Gjergj Fishta u dha mirardhjen dy poetënve toskë me nji fjalim të shkëlqyeshëm si ai e kishte zanatë.

Gjatë ndejes s’Asdrenit e të Lasgushit në Shkodër, qi ngjati pesë ditë, u muer kjo fotografi e cila paraqet të bashkuem  katër poetënt qi asokohe njeheshin si përfaqësuesat ma të cilësuem të parnazit shqiptar.
Fotografia doli në të përkohshmen e mirënjohun “Përpjekja shqiptare” e drejtueme nga shumë i vlerti shkrimtar e njeri të pajisun me kulturë të gjanë historike e sociologjike, Branko Merxhani.

Përmes këtij shënimi zbulohet kështu historia e plotë e një fotografie, që në të vërtetë nuk është thjeshtë një vepër arti e realizuar mjeshtërisht nga Marubi, por një mesazh kulturor e historik që iu vlen sot e gjithmonë të gjithë brezave të shkrimtarëve e poetëve, për të dhënë mesazhe bashkimi e përparimi.
 
fishta





























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje