Kompanitë: Fiskalizimi kosto për biznesin, arrin në 1265 euro! Financa: Nuk është e vërtetë

Implementimi i pajisjeve të reja fiskale duke filluar nga korriku i vitit 2020 dhe futja në përdorim e faturës elektronike sipas përfaqësuesve të kasave fiskale do të rrisë ndjeshëm kostot për biznesin. Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Ekonomisë kompanitë e kasave kanë deklaruar se kostoja për biznesin do të jetë mbi 1200 euro.

“Mirëmbajtja e një softi është mujore ka nga 5 mijë lek të reja në muaj dhe tutje.”  “Ju jeni duke thënë që mirëmbajtja e softit do të jetë rreth 5 mijë lek të reja në muaj që do të thotë do të jetë 60 mijë lek të reja në vit?”  “Vetëm hapja e biznesit në momentin e parë të sistemit të integruar vete rreth 1265 euro dhe ka dhe pluse të tjera. Tek ne e kemi blerë softin 1000 euro dhe kontrata e mirëmbajtjes është 350 euro në vit.”

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Financave, e cila përgënjeshtron një kosto të tillë. Sipas zëvendësministrit të Financave Elton Haxhi barra mbi biznesin do të jetë shumë më e ulët se ajo që është aktualisht.

Investime në pajisje fiskale aq sa janë deklaruar sot në komision ne nuk kemi pasur ndonjëherë. Kostot e vetme që do të ketë biznesi është mirëmbajtja dhe certifikata elektronike vazhdojnë në 7 deri në 9 euro në muaj. Kjo është kostoja e vazhdueshme. Dhe kostoja finale ende nuk ka ndonjë artikulim sa do të jetë. Biznesit do i shtohej kostoja në rast se do të ndryshonim memorien fiskale. Ne nuk do e bëjmë këtë ndryshim. Kjo bën diferencën mes aplikacionit të ri dhe kasave të reja” tha zëvendësministri Elton Haxhi.

I pyetur nëse do të largohen kasat fiskale nga tregu, Haxhi zbulon se për këtë shqetësim ka një propozim nga ana e biznesit. “Ne nuk do i përjashtojnë kasat nga tregu, ne kemi pranuar një propozim të kompanive ekzistuese për të pasur një zgjidhje teknike. Ata na kanë propozuar një server të mesëm, pa kosto shtesë, që ne e kemi pranuar në mënyrë që kasat të mos largohen nga tregu” tha Haxhi.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj. Aktualisht sistemi i kasave fiskale i kushton 479 euro një biznesi plus mirëmbajtjen për 5 vjet.  Ky projektligj i ri i cili është miratuar parimisht në Kuvend synon monitorimin në kohë reale të çdo shitje dhe blerje mes biznesit dhe konsumatorit, biznesit me biznes dhe biznesit me shtetin.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025