Kompania prestigjioze “Fitch Ratings” vlerëson aspekte të ndryshme të aktivitetit te bankës, si stabilitetin e fondit të depozitave, nivelin e kënaqshëm të likuiditetit të Bankës ProCredit si dhe cilësinë e aseteve të bankës, cilësi e vlerësuar në nivel më të mirë se niveli mesatar i tregut.
Sipas Fitch Ratings, vlerësimi “B+” tregon jo vetëm për cilësinë e aseteve, por edhe për aftësinë që Banka ProCredit ka për të përmbushur të gjitha detyrimet financiare, qëndrueshmërinë institucionale, strukturën organizative dhe menaxheriale të saj, dhe sistemin e menaxhimit të riskut.
Filiali qendror i ProCredit Bank është në Frankfurt të Gjermanisë, ProCredit Holding, ndërsa vlerësimi për qëndrueshmërinë në treg ndikohet nga mjedisi në të cilin operon banka, i cili lidhet me vlerësimin e riskut të Shqipërisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)