Ishte i famshëm për tregtinë e diamantit, por tani, porti i Antwerp në Belgjikë, është "kryeqyteti i kokainës" së Evropës.

Sipas gazetës britanike Mirror, porti i famshëm belg sot kontrollohet nga shqiptarët të cilët qarkullojnë përmes tij sasi të konsiderueshme kokaine, të fshehur në kontenierët që ngarkohej në anije në drejtim të Britanisë së Madhe. 

Sipas gazetës ngarkesa të mëdha me lëndë narkotike kalojnë nën hundën e rojeve. “Droga e klasit A vjen në Antëerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve”- shkruan gazeta.

Sipas saj, më pas situatën e marrin në dorë shqiptarët, duke e transportuar atë drejt Londrës aty ku tregu është më joshës, çmimet e larta dhe sigurisht që edhe fitimi.

Trafikantët kanë zbuluar se është relativisht e lehtë për t’u përdorur Antwerp si një portë hyrëse për kokainën në drejtim të Britanisë. “Stafi i Portit bën më të mirën dhe ka zbuluar sasi të mëdha droge, por nuk kanë mundësi të kontrollojnë gjithçka. Ata janë duke e humbur luftën dhe mund të quhen fitues vetë në disa ‘beteja’ të vogla”.

Ndërsa përdorimi i kokainës është në rritje atje (në Britani) edhe është sasia e drogës së kontrabanduar jashtë është gjithashtu në rritje.

Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm dy për qind nga tetë milionë kontenierë që kalojnë përmes Antëerp, janë kapur me drogë.

Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekord të kokainës tani janë duke u kontrabanduar në Evropë me anë të Belgjikës.

Autoritetet doganore belge zbuluan rreth 22 ton kokainë në tetë muajt e parë të vitit 2016 - më shumë se rekordi i mëparshëm ai prej 18 ton gjatë gjithë vitit 2012-ë.

Në mars, zyrtarët zbuluan edhe tre ton kokainë në një arkë me banane që vinte nga Kolumbia.

Rritja e trafikut të kokainës ka shkaktuar një problem të madh tek përdoruesit e drogës, jo më pak në qytetin belg. 

Phillippe, 36-vjeç, ishte duke shpenzuar 1000 paund në javë për të blerë kokainë të pastër nga trafikantët. 

"Ju mund të gjeni kokainë këtu më shpejt se në vende të tjera. Është e lehtë për t'u marrë. Një gram është 50 € - gjysma e çmimit të shumicës së vendeve të tjera të Evropës dhe është me cilësi të mirë për shkak të konkurrencës", thotë ai.  

[gallery]20270[/gallery]
Ndërkohë, një burim nga porti i Antwerp-it, i cili ka preferuar të mbetet anonim, thotë: "Problemi është më keq se kurrë". "Mafia shqiptare mund të përfitojnë nga situata para transportimit të kokainës në Britani, ku ata mund të realizojnë një fitim të jashtëzakonshëm. Një kilogram kokainë ata e sheshin 50 000 euro në Britaninë e Madhe, kundrejt 30 000 euro në vendet e tjera", tha ai. 

Sipas një vlerësimi të qeverisë, organizatat e krimit të organizuar qarkullojnë në Mbretërinë e Bashkuar deri në 10.7 miliard paund në vit.

Sasia e kokainës së importuar në Britaninë e Madhe çdo vit arrin nga 25 deri në 30 ton.

Metoda kryesore e përdorur aktualisht për trafikun e kokainës janë konteinerët që ngarkohen nëpër anijet dhe që ngarkohen në porte si ai i Antwerp-it në drejtim të Britanisë së Madhe. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com