TIRANË-Kompanitë e mëdha private, të cilat deri tani kanë transferuar rregullisht fitimet e tyre jashtë vendit në formën e dividentit, tani do të taksohen në mënyrë të rregullt. Qeveria i ka bërë ndryshime dhe përmirësime ligjit "Për Tatimin mbi të ardhurat" i cili këtej e tutje do të përcaktojë qartë formën, se si do të kontrollohen dhe taksohen nga shteti të gjitha fitimet e kompanive të mëdha dhe transaksionet, që dalin jashtë vendit.
Referuar relacionit të Ministrisë së Financave i cili shoqëron këtë ligj, procedura e “Transferimit të çmimit” që nënkupton transferimin e fitimeve, në praktikë ka rezultuar e pa zbatueshme nga organet tatimore, pasi formulimi i tij ka qenë i mangët dhe i paqartë. Duke përfituar nga ky vakum, edhe kompanite e mëdha në vend kryenin me lehtësi transaksione duke transferuar fitimet rregullisht jashte vendit.
"Transferimi i çmimit” është në thelb tërësia e transaksioneve që realizojnë shoqëritë multinacionale me vendndodhje të tyre në shtete të ndryshme, në formën e një filiali, dege, apo selie të përhershme, me qëllim transferimin e fitimeve nga një vend në një vend tjetër. Kjo ka bërë që të gjitha shtetet, si ato anëtare të OECD-së, vendet kandidate për tu antarësuar në OECD dhe të tjera jashtë këtij organizmi, ta shohin me vëmendje trajtimin nga ana fiskale të këtyre transaksioneve, duke përshtatur legjislacionet e tyre, me qëllim taksimin e këtyre fitimeve.
GJOBË FIKSE NË RAST VONESE TË SHLYERJES SË TAKSËS MBI TË ARDHURATGjithashtu, Këshilli i Ministrave ka parashikuar një gjobë fikse prej 10 mijë lekë për çdo muaj vonesë në rast të mos pagimit të taksës mbi të ardhurat.
Në këtë mënyrë çdo taksapaguesi i shtohet vlera e gjobës në rast vonese. Kjo gjobë do të rritet me 10 mijë lekë çdo muaj në rast të mos të pagesës së taksës mbi të ardhurat në kohën e parashikuar, kjo në bazë të ligjit “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo kontributit”.
“Në rast të mosparaqitjes në kohë të njoftimit të transaksioneve vjetore të kontrolluara, në përputhje me dispozitat përkatëse të udhëzimit të ministrit të Financave, “Për transferimin e çmimit”, tatimpaguesi dënohet me një gjobë fikse prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, për çdo muaj vonesë”, behët e ditur në faqen e vendimeve të Këshillit të Ministrave", sqaron KM-ja në projektligjin e propozuar.
Redaksia online(esh.shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37