Një ditë më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë shpalli fajtore Partinë Demokratike dhe një nga këshilltarët e saj bashkiakë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Siç premtoi dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim drejtorin e shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz, të cilit i dhuroi dy kompjuterë për laboratorin e informatikës, të blerë me paratë e dëmshpërblimit nga gjyqi. Veliaj tha se kjo është një dhuratë simbolike, e cila do të ndihmojë nxënësit e Kodër - Kamzës që të mësojnë gjuhën e kompjuterit.
Jam shumë i lumtur që sot sepse betejën për të hequr kulturën e shpifjes nga Tirana po e kthejmë në të mira materiale për shkollën “Isa Boletini”. Këto janë dy kompjuterët e parë që duam t’ia dhurojmë shkollës. Mezi pres që fëmijët, përveçse të dalin mirë në gjuhë, letërsi, matematikë, të mësojnë edhe këtë lloj gjuhe, gjuhën e kompjuterit. Sot gjithmonë e më shumë njerëzit thonë: - “Di anglisht? Pastaj, pyetja tjetër është: Di kompjuter? Dua që fëmijët në Kodër - Kamëz e në Institutin Bujqësor të dinë edhe anglisht, të dinë edhe shqip shumë mirë, por të dinë edhe kompjuter si gjuhë e re.
Kryebashkiaku Veliaj
Duke përshëndetur nismën e kryeministrit për të luftuar fenomenin e shpifjes, ai theksoi se të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet do të shkojnë për arsim.
Angazhimi i kryeministrit dhe porosia që u është lënë të gjithë atyre që shërbejnë ndaj publikut, qoftë në bashki, qeveri, parlament, është që çdo para që vjen nga fondet e betejave kundër shpifjes të kthehet në fond për arsimin. Jam shumë i lumtur që me këta dy kompjutera të parë, nisim laboratorin e shkollës “Isa Boletini”.
Kryebashkiaku Veliaj
Ai u shpreh se investimet të bëra në këtë shkollë gjatë këtij viti, tregon vëmendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar të ardhmes së qytetit, që janë fëmijët.
.jpg)
Jam i lumtur që kemi rindërtuar shkollën, sot nuk ka më mësim me dy turne; jam i lumtur që dëgjoj nga drejtori se nxënësit po dalin me 10, janë krenaria jonë! Besoj se ky qytet e ka vënë bastin tek e ardhmja e këtij qyteti nga 10-at e nxënësve. Unë besoj te ky lloj basti, që fëmijët e Kodër Kamzës, në Institutin Bujqësor, duke dalë mirë me mësime, duke ecur përpara, i kanë dhënë shans familjes së tyre të dalin nga varfëria e të lulëzojnë në qytetin e Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj
Drejtori i shkollës “Isa Boletini”, Bexhet Aga, falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për vëmendjen që ka treguar në vijimësi për shkollën “Isa Boletini” dhe në mënyrë të veçantë për dhurimin e këtyre kompjuterëve.
.jpg)
Dua t’ju falenderoj në emër të gjithë fëmijëve dhe stafit pedadogjik të shkollës. Fill pas investimit që realizuat në këtë shkollë, po bëni edhe këtë dhuratë për sallën e kompjuterëve. Tregoni edhe njëherë që si prind i ri, interesi është më i madh për fëmijët. Mirënjohje për gjithçka keni bërë për atë zonë!
Kryebashkiaku Veliaj
Komente










