Mega Jackpoti i lotarisë “Euro Milion”, në shumë prej plot 190 milionë euro, kësaj radhe shkoi në Britani të Madhe.

Fati i ka buzëqeshur një lojtari të vetëm, i cili ka qëlluar të gjithë numrat fitues 11/17/21/48/50, dhe dy yjet 9/10, për t’i marrë të gjitha 190 milionë eurot e mbledhura në fondin e “Euro Milion”.

Kjo është shuma më e madhe e fituar që nga fillimi i kësaj loje të fatit në vitin 2004.

Lotoja “Euro Milion” luhet në nëntë shtete evropiane: Francë, Britani të Madhe, Spanjë, Luksemburg, Belgjikë, Zvicër, Portugali, Irlandë dhe Austri.
(gm/Shqiptarja.com)