Çmimi prej 3 mijë eurosh i fituar në lojën “Destinacion” është tërhequr në emisionin e sotëm nga zonja Gurie Asllani. Çmimi prej 3 mijë eurosh u fitua pasi zonja Asllani gjeti emrin e fshatit, që fshihej në germat e mbuluara. Në emisionin e kësaj të premteje, fituesja sikur tregon vetë emrin e fshatit Malinë në Pogradec e kishte dëgjuar më parë, pasi aty ishte martuar një shoqe e saj.
Por ky nuk është i vetmi çmim, i dhënë në ‘ATAK SHOW’. Kanë qenë të shumtë çmimet deri në 200 euro. Dy udhëtime turistike një në Stamboll dhe një tjetër në Dubrovnik janë fituar duke u bërë pjesë e lojës nëpërmjet telefonit. 9 shporta me ushqime si dhe qindra çmime të vogla janë dhënë çdo ditë në ‘ATAK SHOW’.
Quizi “ATAK SHOW” në “Report TV” u mundëson të gjithë shikuesve të bëhen pjesë e tij dhe të fitojnë çmime të ndryshme që shkojnë deri në 5 mijë euro. I konceptuar si një emision argëtues, ‘ATAK SHOW’ është bazuar tek aftësia, Intuita dhe vëmendja më tepër se sa tek fati dhe rruga për t’u bërë pjesë është nëpërmjet telefonit. Emisioni vjen për shikuesit çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 17:00 deri në orën 18:00 nën moderimin e bukuroshes Majda Bejzade.