Fitoi 5-1 kundër Milanit, Inzaghi: Tani fillon vështirësia, Thuramin e donim prej një viti

Fitoi 5-1 kundër Milanit, Inzaghi: Tani fillon vështirësia, Thuramin e donim prej një viti

Simone Inzaghi

Interi fitoi 5-1 kundër Milanit për javën e katërt në Serie A. Tanimë zikaltërit kryesojnë të parët renditjen, me trajnerin Simone Inzaghi që u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

“Kemi pasur një derbi të madh, kemi qëndruar gjithmonë të fokusuar. Kemi shënuar gola në momentet e duhura. Zëvendësuesit ishin shumë të mirë kur kaluam në epërsi 2-1. Është një fillim shumë i mirë, një kënaqësi e madhe që u dhamë një derbi tifozëve tanë. Ne e dimë se sa shumë kujdeset e gjithë familja e Interit për ne. Është vetëm fillimi, tani do të vijë pjesa e vështirë", tha Inzaghi.

Për dopietën dhe lojën e Mkhitaryan, trajneri tha se të gjithë i dinë cilësitë.

“Ne të gjithë e njohim atë. Thjesht shikoj djemtë e mi, çfarë japin në stërvitje dhe çfarë kemi arritur të përgatisim. Isha pak i shqetësuar për këtë ndeshje, sepse kishim një javë të tërë për t’u përgatitur për tre të parat. Këtu kam pasur shumë lojtarë që janë kthyer, shumë amerikano-jugorë, 3, janë kthyer vetëm 24 orë pas ndeshjes. Ata dinë të luajnë këto ndeshje dhe ma treguan këtë edhe një herë", tha trajneri.

Për Thuram trajneri tregoi se e kërkonin 12 muaj më parë.

“Marotta dhe Ausilio tashmë donin ta blinin lojtarin dimrin e kaluar. Deschamps më kishte folur shumë mirë për këtë. Ai ka cilësi të mëdha, u dashurua menjëherë me Interin. Bravo klubit që donte Marcus te Inter prej 12 muajsh tashmë”, tregoi Inzaghi mes të tjerash.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi 'shuplakë' Milanit në derbi, zikaltërit kryesojnë Serinë A! Juventusi mposht Lazion, Genoa ndal Napolin


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur