GOLAT/ Interi 'shuplakë' Milanit në derbi, zikaltërit kryesojnë Serinë A! Juventusi mposht Lazion, Genoa ndal Napolin

Serie A e futbollit është në javën e katërt. Këtë të shtunë në program janë tre duele. Gjithçka nisi në orën 15:00, kur në Torino Juventusi mundi 3-1 Lazion, me Vlahovic që shënoi dopietë. Në 18:00 në "San Siro", Interi fitoi 5-1 me Milanin në derbin e "Madonninës", duke i dhënë "shuplakë" kushërinjve për herën e pestë radhazi. Në 20:45 Genoan barazoi 2-2 me Napolin.

Në "Allianz Stadium", Juventusi fitoi 3-1 kundër Lazios për javën e katërt në Serie A. Bardhezinjtë e Allegrit ishin më të saktë në fushë, duke kaluar në avantazh pas 10 minutash me golin e Vlahovic. Serbi shfrytëzoi mirë asistin e Lacatellit dhe kaloi "Zonjën" në epërsi. Chiesa në minutën e 26-të shënoi për 2-0, duke qetësuar bardhezinjtë. Pjesa e dytë solli edhe golin e Lazios, me Luis Alberton që shkurtoi për 2-1 në të 64 minutë. Pas vetëm tre minutash, Vlahovic shënoi golin e tretë te Juvja dhe dopietën personale. Me këtë fitore, Juventusi shkon në vendin e dytë me 10 pikë. Lazio ende nuk po ngre kokë këtë sezon, ndërsa ka 3 pikë për vendin e 15-të.

Derbi i "Madonninës" foli për Interin dhe Milano vishet për ndeshjen e pestë radhazi zikaltër, kjo edhe falë performancës së Mkhitaryan. Në "San Siro", për javën e katërt në Serie A, Interi mundi 5-1 Milanin në derbin e qytetit dhe kryeson i vetëm kampionatin. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Interin në derbi, duke thyer edhe rekordin në përballjet mes "kushërinjve".

Ndeshja nisi shpejt me gol, teksa Mkhitaryan shënoi pas vetëm pesë minutave lojë për Interin. Në të 38 minutë ishte Thuram që me supergol i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë ishte Leao që shënoi për Milanin, ndërsa Mkhitaryan gjeti të tretin për Interin. Në minutën e 79 ishte Calhanoglu që shënoi për 4-1, ndërsa në fund Frattesi pas asistit të Mkhitaryan shënoi për rezultatin final 5-1. Dhjetë minuta në fund edhe për Asllanin, që mori vendin e Calhanoglu. Pas javës së katërt, Interi me 12 pikë kryeson Serinë A, ndërsa Milan zbret në vendin e tretë me nëntë pikë.

Në "Luigi Ferraris" Genoa dhe Napoli barazuan 2-2 për javën e katërt në Serie A. Djemtë e Gillardinos shënuan dy gola, duke mos mbajtur avantazhin. Bani në minutën e 40-të dhe Retegui shënuan për vendasit. Në të 76 ishte Raspadori që shkurtoi diferencat, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë Politano barazoi për 2-2. Napoli me shtatë pikë mban pozitën e pestë, ndërsa Genoa me katër pikë në vendin e 12-të.

Serie A - java 4:

Juventus 3-1 Lazio

Inter 5-1 Milan

Genoa 2-2 Napoli

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Katër gola për një pikë, Napoli ngec në transfertë

Në "Luigi Ferraris" Genoa dhe Napoli barazuan 2-2 për javën e katërt në Serie A. Djemtë e Gillardinos shënuan dy gola, duke mos mbajtur avantazhin. Bani në minutën e 40-të dhe Retegui shënuan për vendasit. Në të 76 ishte Raspadori që shkurtoi diferencat, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë Politano barazoi për 2-2. Napoli me shtatë pikë mban pozitën e pestë, ndërsa Genoa me katër pikë në vendin e 12-të.

Ora 22:40
'Shuplaka' lë me pasoja Stefano Piolin: Topin në katër minutat e para e mbajtëm ne


Interi mundi 5-1 Milanin në Serie A. Për ndeshjen e pestë radhazi kuqezinjtë humbasin në derbi, ndërsa pas "shuplakës" trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka habitur me deklaratën.

"Në katër minutat e para e mbajtëm topin vetëm ne, më pas episodi i golit ishte një nga ata ku u treguan më të zgjuar se ne”, tha Pioli pas sfidës, teksa refuzoi edhe t’u kërkonte falje tifozëve ndonëse ky ishte një rezultat shumë i thellë dhe i papranueshëm për nivele të tilla.

"Unë nuk jam shumë dakord për gjëra të tilla. Pse, sipas jush ne deshëm që të humbnim derbin? Nuk ia dolëm dhe padyshim që kemi keqardhje. Sipas mendimit tim, duhet të kërkosh falje nëse ke dashur të bësh diçka të keqe. Ne kemi humbur 5 derbi, na vjen keq dhe do të mundohemi të bëjmë më mirë’, tha Pioli.

Ora 21:28
Fitoi 5-1 kundër Milanit, Inzaghi: Tani fillon vështirësia, Thuramin e donim prej një viti

Interi fitoi 5-1 kundër Milanit për javën e katërt në Serie A. Tanimë zikaltërit kryesojnë të parët renditjen, me trajnerin Simone Inzaghi që u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

“Kemi pasur një derbi të madh, kemi qëndruar gjithmonë të fokusuar. Kemi shënuar gola në momentet e duhura. Zëvendësuesit ishin shumë të mirë kur kaluam në epërsi 2-1. Është një fillim shumë i mirë, një kënaqësi e madhe që u dhamë një derbi tifozëve tanë. Ne e dimë se sa shumë kujdeset e gjithë familja e Interit për ne. Është vetëm fillimi, tani do të vijë pjesa e vështirë", tha Inzaghi.

Për dopietën dhe lojën e Mkhitaryan, trajneri tha se të gjithë i dinë cilësitë.

“Ne të gjithë e njohim atë. Thjesht shikoj djemtë e mi, çfarë japin në stërvitje dhe çfarë kemi arritur të përgatisim. Isha pak i shqetësuar për këtë ndeshje, sepse kishim një javë të tërë për t’u përgatitur për tre të parat. Këtu kam pasur shumë lojtarë që janë kthyer, shumë amerikano-jugorë, 3, janë kthyer vetëm 24 orë pas ndeshjes. Ata dinë të luajnë këto ndeshje dhe ma treguan këtë edhe një herë", tha trajneri.

Për Thuram trajneri tregoi se e kërkonin 12 muaj më parë.

“Marotta dhe Ausilio tashmë donin ta blinin lojtarin dimrin e kaluar. Deschamps më kishte folur shumë mirë për këtë. Ai ka cilësi të mëdha, u dashurua menjëherë me Interin. Bravo klubit që donte Marcus te Inter prej 12 muajsh tashmë”, tregoi Inzaghi mes të tjerash.

Ora 19:56
Pesë fitore radhazi në derbi, Interi 'shkërmoq' Milanin me goleadë dhe kryeson i vetëm Serie A (VIDEO)

Derbi i "Madonninës" foli për Interin dhe Milano vishet për ndeshjen e pestë radhazi zikaltër, kjo edhe falë performancës së Mkhitaryan. Në "San Siro", për javën e katërt në Serie A, Interi mundi 5-1 Milanin në derbin e qytetit dhe kryeson i vetëm kampionatin. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Interin në derbi, duke thyer edhe rekordin në përballjet mes "kushërinjve".

Ndeshja nisi shpejt me gol, teksa Mkhitaryan shënoi pas vetëm pesë minutave lojë për Interin. Në të 38 minutë ishte Thuram që me supergol i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë ishte Leao që shënoi për Milanin, ndërsa Mkhitaryan gjeti të tretin për Interin. Në minutën e 79 ishte Calhanoglu që shënoi për 4-1, ndërsa në fund Frattesi pas asistit të Mkhitaryan shënoi për rezultatin final 5-1. Dhjetë minuta në fund edhe për Asllanin, që mori vendin e Calhanoglu.

Pas javës së katërt, Interi me 12 pikë kryeson Serinë A, ndërsa Milan zbret në vendin e tretë me nëntë pikë.

Ora 19:35
VIDEO/ Show nga Vlahovic, Juventusi tregon forcën kundër Lazios

Në "Allianz Stadium", Juventusi fitoi 3-1 kundër Lazios për javën e katërt në Serie A. Bardhezinjtë e Allegrit ishin më të saktë në fushë, duke kaluar në avantazh pas 10 minutash me golin e Vlahovic. Serbi shfrytëzoi mirë asistin e Lacatellit dhe kaloi "Zonjën" në epërsi. Chiesa në minutën e 26-të shënoi për 2-0, duke qetësuar bardhezinjtë. Pjesa e dytë solli edhe golin e Lazios, me Luis Alberton që shkurtoi për 2-1 në të 64 minutë. Pas vetëm tre minutash, Vlahovic shënoi golin e tretë te Juvja dhe dopietën personale. Me këtë fitore, Juventusi shkon në vendin e dytë me 10 pikë. Lazio ende nuk po ngre kokë këtë sezon, ndërsa ka 3 pikë për vendin e 15-të.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore