Deputeti Andi Përmeti ka bërë një postim prekës për të birin i cili sot feston ditëlindjen por ai nuk ka mundur ti gjendjet pranë pasi ndodhet ende në Turqi pasi fitoi betejën me COVID.

Përmes një postimi në rrjete sociale Përmeti i ka kërkuar ndjesë të birit që nuk ka mundur të jetë pranë tij në 1 vjetorin e tij, ndërsa shton se çdo ditë në reanimacion mendonte për të dhe është ai që i ka dhënë forcë për të vazhduar përpara.

 “Një ndjesë dhe një falenderim! Ndjesë bir që nuk ja dola dot të jem me ty sot për 1-vjetorin tënd, pavarësisht se çdo ditë në reanimacion mendimi që ti do ishe në krahët e mi, më jepte forcë dhe guxim për të vazhduar përpara.

Por sot bir, trishtimin e të qenit larg teje në këtë ditë, ma mbyt gëzimi i fitimit të një beteje që në nisje u konsiderua praktikisht e humbur. Një fitore për të cilën i jam falenderues dhe mirënjohes zotit, i cili më dha mundësinë që në ditët në vazhdim ti të jesh përherë në krahët e mia. Gezuar Abriel. U bëfsh 100 vjeç”, shkruan ai.

Deputeti i infektua disa javë më parë dhe nuk e ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme virusin, por pasi u dërgua për kurim në Turqi, pas trajtimit arriti ta fitojë betejën me COVID.

1608467416_tttttt.jpg