Fitoi gjyqin në Strasburg, qeveria miraton dëmshpërblimin 24, 600 € për ish-prokuroren Antoneta Sevdari! Gjykata tha se Vettingu shkeli procedurat

Fitoi gjyqin në Strasburg, qeveria miraton dëmshpërblimin 24, 600 € për ish-prokuroren Antoneta Sevdari! Gjykata tha se Vettingu shkeli procedurat

Antoneta Sevdari

Ish-prokurorja Antoneta Sevdari e shkarkuar nga vettingu në vitin 2019, do të marrë shpërblim 24 600 euro nga shteti. 

Vendimi është marrë sot nga qeveria, ku thuhet se në Sevdari do të marrë 19 600 (nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe në shumën 5 000 (pesë mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

Antoneta Sevdari  fitoi procesin me shtetin në Gjykatën e Strasburgut.  Në vendimin e Gjykatës thuhej se shkarkimi i Sevdarit ka shkelje procedurale dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional. Megjithatë pavarësisht vendimit, Sevdari nuk kthehet në punë, por merr vetëm dëmshpërblim.

KPA shkarkoi nga detyra prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdarin në 28 shkurt 2019. Ky vendim erdhi pasi Sevdari kishte probleme me pasurinë e bashkëshortit. KPA vendosi ta shkarkonte pasi Komisioneri Publik kërkoi rihapje të hetimit. Ishte pasuria e të shoqit që solli edhe shkarkimin e saj, bashkë me denoncimin e një personi të njohur si Aleksandër Marku. Komisioni Publik ankimoi vendimin për pasurinë e bashkëshortit, ndërsa Sevdari e justifikoi me punën e tij jashtë vendi, më konkretisht në Arabinë Saudite.

Sevdari u shpreh se natyra e të ardhurave të tilla, nuk parashtrohet në deklaratat e pasurisë pasi punëdhënësi i tij ka ndërruar jetë. Një tjetër çështje që solli shkarkimit ishte ankimimi i Komisionerit, pasi Sevdari akuzohej se ka pushuar çështjen për një ish-kryetar komune, i cili ka qenë i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. Kujtojmë që Sevdari u shkarkua në vitin 2019 nga trupa e Vettingut ku ishte pjesë edhe Luan Daci. Ish-prokurorja ka deklaruar më parë se u shkarkua nga një gjyqtar që nuk di të shkruajë dhe me një CV-ja “ulëritëse”.

Vendimi i qeverisë

'EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE   PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 13.12.2022, PËR ÇËSHTJEN “SEVDARI KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.40662/19)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me                            ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,                     datë 13.12.2022, për çështjen “Sevdari kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.40662/19, përfundimtar në datën 13.3.2023, në shumën                                                  19 600 (nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe në shumën 5 000 (pesë mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohet shuma në datën e kryerjes së pagesës.

3. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkueses Antoneta Sevdari, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 13.12.2022, “Sevdari kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.40662/19.

4. Pagimi i shumës të depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkueses Antoneta Sevdari, bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

5. Mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, duke filluar nga                    data 13.6.2023 deri në datën e ekzekutimit të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) %.

6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2023.

7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.'- thuhet në vendim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 27/07/2023 09:03

    26 500 euro duhet ti paguaje trupa qe e ka shkarkuar, jo buxheti i shtetit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori