Novak Djokovic, tenisti serb, mund të dëbohet nga Asutralia dhe për rrjedhojë mund të mos marrë pjesë në Australian Open, që nis me 17 janar.
Edhe pse fitoi në gjyqin e parë qeveria australiane mund t’i anulojë për herë të dytë vizën 34-vjeçarit. Kreu i qeverisë australiane refuzoi të fliste drejtpërdrejt për çështjen, por shtoi se priste që zyrtarët e emigracionit të zbatonin “politikat e qeverisë”.
“Këto janë kompetenca të ministrive, që mund të ushtrohen nga ministri i Emigracionit Aleks Houki dhe unë nuk dua që të bëj koment të mëtejshëm për momentin.”
Ministri i Emigracionit është ende duke gjykuar nëse duhet ta lejojë Djokoviçin që të rrijë në vend, pavarësisht se ai dha informacion të rremë në lidhje me aplikimin për vizën.Australia lejon personat e vaksinuar ose ata që zotërojnë përjashtim të justifikuar nga ana mjekësore që të hyjnë nën vend.
Djokoviç, i cili e ka pranuar se nuk është vaksinuar, synon që të fitojë titullin e 10 në “ Melbourne Park” dhe të realizojë ëndrrën e tij, të arrijë në 21 Grand Slame të fituara, duke vendosur një rekord të ri. Por situata e tij është e komplikuar.
Ai mund të dënohet me pesë vite heqje lirie, nëse vërtetohet se ka gënjyer autoritetet australiane rreth testit pozitiv të Covidit. Serbi e pranoi se kishte gënjyer në formularin e hyrjes dhe kishte pasur kontakte me persona të tjera ndërsa e dinte se ishte infektuar me COVID-19.
Ne.k./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Drejt djegies së raundit të tretë, mendoni se PS duhet ta zgjedhë vetë Presidentin?
-
Po
80.1%
-
Jo
11.8%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 347
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Nuk e mbajtën nervat, tenisti gjerman godet me raketë arbitrin e ndeshjes
23 Shkurt, 15:49
-
Humbi turneun 'Australian Open', flet Djokovic: Nuk jam kundër vaksinës COVID, por zgjedh unë se çfarë fus në trupin tim
15 Shkurt, 07:46
-
Serbia i shpall ‘luftë’ Australisë, i privon përgjithmonë lejen për nxjerrjen e mineralit të rëndësishëm! Ngrihen dyshime të forta: A ka të bëjë me Djokoviç?
5 Shkurt, 13:29
-
Novak Gjokoviç kthehet në Beograd si hero pas dëbimit nga Australia, por hallet nuk kanë fund! Pas paralajmërimit francez për 'Roland Garros' vjen edhe pikëpyetja për 'Madrit Open'
18 Janar, 10:06
-
Pas Australisë edhe Franca, Djokovic mund të humbasë edhe turneun e ‘Roland Garros’
17 Janar, 14:52
-
Idioti është Novak Gjokoviç, jo të tjerët!
17 Janar, 10:02
-
Refuzoi vaksinimin anti-COVID/ Përjashtohet nga ‘Australian Open’ tenisti serb Novak Gjokoviç pasi humb gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia
16 Janar, 09:20
-
Kampioni serb i tenisit ndalohet sërish në Australi, autoritetet: Kërcënim për shëndetin publik
15 Janar, 09:59
-
Djokovic i anulohet viza për herë të dytë, ministri australian: Është për të mirën e popullatës
14 Janar, 10:19
-
Dy gazetarët ofendojnë tenistin serb Djokovic pa ditur se po filmoheshin: Është një gënjeshtar dhe trap (VIDEO)
12 Janar, 08:09
-
Djokovic fiton gjyqin, bëhet gati për 'Asutralin Open'! Shteti asutralian: Do apelojmë vendimin
10 Janar, 10:07