Fitoi luftën me COVID-in dhe u kthye në detyrë, kreu i Urgjencës këshillon: Qytetarët me këto sëmundje të bëjnë kujdes (VIDEO)

TIRANE-Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është rikthyer në krye të detyrës pasi fitoi betejën me koronavirusin. Gjatë një komunikimi në Facebook, Brataj kishte disa këshilla për qytetarët dhe kategoritë që duhet të bëjnë kujdes.

"Gjendja ime është shumë e mirë sikur e shikoni dua të filloj bashkëbisedimin që lamë në mes para 20 ditëve. Sot kemi numër të ulët të infektuarve. Nuk është kaq sa është hiperbolizuar ky problem. 70-80% nuk shfaqin simptoma, e kanë virusin, por virusi nuk ka fuqi t'u shkaktojë sëmundje.

Këta janë në rrezik për të tjerë. Personat më në rrezik nga kjo sëmundje janë ato me patologji të tjera, sindroma metabolike, që ka të bëjë me obezitetin, diabetin. Në këtë moment më të rrezikuar janë ata që kanë probleme me astmën kronike. Këta janë më të prekshëm dhe këshillohen të rrinë më të izoluar" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë