
Maria Corina Machado
Maria Corina Machado thotë se 3 janari “do të hyjë në histori si dita që drejtësia mposhti tiraninë.”
Ajo tha se sapo mësoi se kishte fituar çmimin Nobel për Paqen, “ia dedikoi Donald Trump-it sepse beson se e meritonte.” “Për shkak se ky çmim është i popullit venezuelas, sigurisht duam t’ia japim atij dhe ta ndajmë me të”, shtoi më tej.
Liderja e opozitës tha se e besonte përpara arrestimit të presidentit Nicolas Maduro dhe ngjarja vetëm justifikoi bindjen e saj. “Nuk është e madhe vetëm për popullin venezuelas dhe të ardhmen tonë, por mendoj se është një hap gjigant për njerëzimin, lirinë dhe dinjitetin njerëzor”, tha ajo.
Machado u shpreh se nuk ka komunikuar me Trump që prej tetorit: “Dua të them sot, në emër të popullit venezuelas se sa mirënjohës jemi për vizionin e tij kurajoz… veprimet historike dhe sjelljen e Maduros para drejtësisë.”
Lajmi kryesor:
Pas sulmit të SHBA, të shtëna me armë pranë selisë qeveritare në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)











