Fitoi trofeun e tij të parë me Barcelonën, Xavi: Në mesfushë ishim më superiorë se Real Madrid

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes ka folur pasi fitoi trofeun e tij të parë me Barcelonën. Ai deklaroi se ishte shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të Barcelonës në finalen e Superkupën e Spanjës.

“Jam shumë i lumtur. Më intereson shumë se si fitojmë. Është e rëndësishme të fitojmë, por duhet të mendojmë se si ia dolëm. Ne i dominuam ata nga fillimi në fund. Ky ishte plani ynë me katër mesfushorë, dhe funksionoi shumë mirë. Jam shumë i lumtur për lojtarët. Kjo skuadër ka marrë shumë kritika të padrejta dhe sot shumë lojtarë e kanë lënë veten të lirë. Ata do të punojnë më me qetësi pas kësaj ndeshje”-tha Xavi.

Ai foli edhe për paraqitjen e talentit të ri spanjoll, Gavin të cilin e konsideroi spektakolar.

“Gavi është spektakolar. Ai kurrë nuk mund të ndalojë së rrituri, ne të gjithë e dimë këtë. Këto vite kanë qenë kaq të vështira, me vështirësitë tona financiare, me largimin e Messit”- shtoi Xavi.

Mes të tjerash ai theksoi se një ndër arsyet e fitores ishte fakti që Barcelona ishte shumë më superiore se Real Madrid në mesfushë.

“Kam qenë këtu për kaq shumë vite dhe e di se sa shumë vuajnë lojtarët kur gjërat nuk shkojnë mirë. Sot është fillimi i një dinamike të re pozitive. Sot fituam sepse ishim superiorë në mesfushë”- përfundoi ai.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Macron: Presidenti kinez është zotuar të mos i japë armë Rusisë

Macron: Presidenti kinez është zotuar të mos i japë armë Rusisë