Arsenali ka arritur të fitojë 1-0 me Wiganin në takimin e zhvilluar të shtunën. Arsenali e nisi mjaft mirë lojën duke dominuar, por pjesa e parë u mbyll në barazim, në pjesën e dytë në minutën e 60' Mikel Arteta kalon në avantazh topçinjtë nga pika e bardhë e penalltisë.

Arsenali pas tre pikëve pozicionohet në vend të tretë, me një pikë përpara Çelsit që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Fitore me mjaft vlera kanë arritur edhe Manchester City me Liverpulin. Barry i dha fitoren City-t në minutat e fundit, ndërsa "The Reds" morën pikët lehtësisht me Fulham.

(d.b/shqiptarja.com)