Fitojnë City dhe Liverpool, Barça
'manita', Bayern 3 pikë 'in extremis'

Fitojnë City dhe Liverpool, Barça<br />'manita', Bayern 3 pikë 'in extremis'
Manchester City, Manchester United, Liverpool në Premier League, Bayern Munchen në Bundesliga dhe Barcelona në La Liga, kanë shënuar fitoret e radhës në kampionatet përkatëse. Në Angli, "qytetarët" e Pep Guardiolës janë të vetëm në krye të klasifikimit me 18 pikë, 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Tottenham. City fitoi në javën e 6-të në transfertën përballë Swansea-s me rezultatin 1:3, me dy gola të Agueros 9' dhe 66' dhe Sterling në minutën e 77'.
 
Fitore të thellë shënoi Liverpool i cili mundësi në "Anfield Road" Hull City-n me rezultatin 5:1. Të kuqtë e Jurgen Klopp renditen në vendin e tretë me 14 pikë, 5 më pak se Manchester City kryesues.
 
Ndërkohë, edhe Manchester United vijon me rezultatet e mira në kampionat. Djajtë e kuq mundën 4:1 kampionët në fuqi, Leicester City. Të besuarit e Jose Mourinos e mbyllën takimin që në pjesën e parë, pasi arritën të shënon katër gola. Chris Smalling çeli serinë e golave në minutën e 22', Juan Mata dyfishoi shifrat në minutën e 37', goli i tretë do të vinte nga talenti 18-vjeçar Marcus Rashford në të 40'-ën, ndërsa "pokerin" do ta realizonte blerja e bujshme e merkatos së verës, Paul Pogba në minutën e 42' të pjesës së parë. Demarai Gray shënoi golin e vetëm për "dhelprat" e Ranierit. Manchester United mban vendin e 6-të në renditjen e Premier League me 12 pikë në 6 javë të luajtura.
 
Në Gjermani, Bayern Munchen shënon fitoren e pestë në po aq ndeshje të luajtura. Rekordmenët fituan sot në transfertë përballë Hamburg, me një gol në minutën e 90' të takimit. Joshua Kimmich gjeti rrugën e rrjetës 1 minutë nga fundi i takimit, duke i dhuruar 3-pikëshin bavarezëve. Në një tjetër fitore e shënuar në fundin e lojës është edhe ajo e Bayer Leverkusen në fushën e Mainz. Sulmuesi meksikan, Javier Hernandez, shënoi tripletë me golin e realizuar në minutën e 90' të takimit.
 
Pas javës së pestë, Bundesliga kryesohet nga Bayern Munchen me 15 pikë. Në vendin e dytë me 12 pikë janë nënkampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund, të cilët të premten mundën Fraiburgun me rezultatin 3:1. 

Në Spanjë, Barcelona ka shënuar plot pesë gola në transfertën ndaj Sporting Gijon. Kampionët e La Liga-s, u rikthyen te fitorja pas 2 jave rezultatesh zhgënjyese ku kanë marrë vetëm një pikë. Ndaj modestëve të Gijon, serinë e golave e çeli i përhershmi Luis Suarez në minutën e 32' të takimit. Rafinha dyfishon shifrat në minutën e 74', ndërsa Neymar i çon shifrat në 0:3 në minutën e 81'. Në minutat e mbetura, katalanasit e gjejnë rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera. Arda Turan shënon golin e katërt në minutën e 84-ër, ndërsa "manita"-n e bën Neymar në minutën e 88-të të takimit. Pas kësaj fitorje, Barcelona renditet në vendin e parë me 13 pikë, po aq sa edhe Real Madrid, por madrilenët kanë një ndeshje më pak. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv