Manchester United dhe City kanë arritur që të sigurojë fitore të rendësishme në Premier Lige përballë dy kundërshtarëve shumë të fortë si Liverpuli dhe Arsenali.

United-Liverpul ka dhuruar shumë emocione në tetarin e futbollit të "Djajëve të Kuq".

Robin Van Persi ka hapur serinë e golave për ekipin e United në minutën e 19'.

Me fitoren e United u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa në fillim e 45' të dytë Vidic dyfishoi shifrat duke hedhur në tapet vendasit.

Shpresat u rikthen me golin e Starrige në minutën e 57', por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Në ndeshjen tjetër midis Arsenal dhe City minutat e para kanë qenë shumë vendimtare.

Koscielny largohet me karton të kuq për Arsenalin në minutën e 9', ndërsa Dzeko humbet një penallti.

Por pas 10' Miller kalon në avantazh City, duke vendosur heshtjen në stadium.

Dzeko korrigjon gabimin dhe shënon në minutën e 31' duke vulosur fitoren.

Ndërsa Kompany në minutat e fundit del me karton të kuq për miqtë.


Dylber Balla