Ndërsa Belgjika ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grupin H pas dy ndeshjesh të luajtura. Algjeria ka hyrë fuqishëm si pretendente e vendit të dytë për t’u kualifikuar në fazën tjetër pas asaj fitoreje spektakolare me rezultatin 4-2 përballë Koresë së Jugut shpresat e së cilës për një kualifikim të mundshëm janë venitur pas kësaj ndeshjeje.
Vendi i dytë në Grupin H do të ndahet tashmë mes Algjerisë dhe Rusisë që do të përballen në ndeshjen e fundit të grupeve. Algjerisë i nevojitet edhe 1 pikë për t’u kualifikuar ndërsa Rusisë i nevojitet me çdo kusht fitorja për të kaluar në fazën tjetër.
Në sfidën e sotme Algjeria shënoi 3 gola në pjesën e parë 2 prej të cilëve brenda 2 minutave.
Golat për Algjerinë u shënuan nga Slimani në të 26-të, Halliche në të 28’, Djabou në të 38 ndërsa goli që vulosi fitoren e Algjerisë u shënua nga Brahimi në minutën e 62-të
Ndërsa golat për Korenë e jugut u shënua nga Min--Son në minutën e 50-të dhe Sheol-Ko në të 72-tën
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com