Milan ka marrë një fitore dramatike në javën e 20 të Seria A pasi ka mposhtur në limite 3-2 Udinese-n. Takimi në San Siro nisi me një gabim të Donnarumma-s në minutën e 6, që u shfrytëzua nga Larsen i cili me portën e boshatisur kaloi miqtë në avantazh.
Pavarësisht përpjekjeve të Milan pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa menjeherë në të dytën ‘djalli’ barazoi me Rebic. Do të ishte Hernandez ai që në të 72 do të përmbyste shifrat për Milanin, por 5 minuta nga fundi Lasagna barazoi për Udinese-n duke shtangur San Siro-n që u përgatit për një trepikësh të kuqezinjve.
Gjithsesi Udinese nuk mundi ta prishte këtë pritshmëri pasi kroati Rebic që u aktivizua në pjesën e dytë, në minutën e 3 shtesë të kohës së rregullt realizoi golin dramatic të fitores.
Aktualisht Milani është shtatë pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Atalanta, por zikaltërit e Gasperinit ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.