Ekipi senegalez për meshkuj i basketbollit arriti fitoren më të madhe në historinë e tij duke mundur Kroacinë me rezultatin 77-75, njëri prej kandidatëve për podiumin e Kupës së Botës.

Bashkë me fitoren që arritën dje kundrejt Porto Rickos (82-75), senegalezët ndodhen aktualisht në pozicion të favorshëm për të kaluar për herë të parë në një të tetat e finales në një botëror.

Kjo është pjesëmarrja e katërt e ekipit senegalez të basketbollit në një botëror dhe para se të mundnin Porto Rikon, ai nuk kishte fituar asnjë ndeshje deri tani në këtë kompeticion.

Kundër kroatëve, të katërtit në Euro 2013, senegalezët luajtën një lojë të një niveli shumë të lartë duke ruajtur gjakftohtësinë deri në minutën e fundit./ATSH/