Mes shumë vështirësive dhe me zemër në dorë Interi ka marrë një fitore 3-4 kundër Fiorentinës në javën e 11 të Seria A. Në firence zikaltërit dhanë përshtypjen se do ishte e lehtë pasi zhbllokuan që në minutën e 2 me Barrela, ndërsa pa kaluar shumë Lautaro dyfishoi. Gjithsesi kjo solli uljen e ritmit nga të besuarit e Inzaghit që Cabral i ndëshkoi që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Ikone baraspeshoi edhe njëherë me një supergol. Kjo zgjoi miqtë nga Milano që rigjetën edhe njëherë avantazhin me Martinez, i cili realizoi me penallti dhe dha përshtypjen se kjo ndeshje i takonte Interit. Mirëpo keshtu nuk mendoi Jovic, që pas një rrëmuje në zonë bëri të shpërthente Artemio Franki me një gjysëm roveshiatë.
Sekondat e mbetura referonin një ndeshje të vulosur, por pikërisht në aksionin e fundit, kur tabela shënonte minutën e 95, Mkihtaryan bëri heroin për Interin.
Po 3 pikët, por me spektakël ka marrë edhe Milan në këtë javë, teksa mposhti 4-1 Monzën e Berlusconit. "Djalli" e nisi vrullshëm me Diaz i cili fillimisht zhbllokoi pas një inkursioni që nga mesfusha, ndërsa më pas dyfishoi brenda zone. Në pjesën e dytë golin e parë me Milanin realizoi Origi, i cili shtang portierin me një goditje super potente. Nuk do kalonte shumë dhe Monza la shenjën e saj në këtë ndeshje falë Rranokias që me goditje dënimi realizoi një gol për ta vënë në kornizë. Deri në fund arena e San Siro festoi edhe për një gol të Leaos, i cili vulosi edhe rezultatin përfundimtar.
Sakaq në Spanjë Reali i Madridit ka kaluar pa shumë problem Sevillian. Galaktikët fituan 3-1 falë golave të Modric, Lucas dhe Valverde, ndërsa për miqtë në Bernabeu shënoi Eric Lamela. Me këtë fitore Reali vijon të jetë i qetë të paktën për momentin në krye të La Liga-s.