Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, fitoi pa shumë surpriza zgjedhjet për bashkinë e Moskës, ndërsa partia opozitare liberale nuk mori dot asnjë vend në këshillin bashkiak të kryeqytetit rus, sipas shifrave zyrtare.
"Partia Rusia e Bashkuar e kryeministrit Dimitri Medvedev mori 28 vende nga 45?, njoftoi komisioni elektoral lokal në një komunikatë.

Partia komuniste morri pesë vende, partia patriotike "Rodina" (ultranacionaliste) dhe Partia Liberal Demokrate Ruse (LDPR, populiste) morrën nga një vend secila. Ndërkohë që dhjetë vende u fituan nga kandidatë të pavarur, sipas të njëjtit burim.

Dje u zhvilluan zgjedhjet vendore dhe ato për qeveritarë të rajoneve në Rusi, duke përfshirë për herë të parë Krimenë, gadishull ukrainas i aneksuar në mars nga Rusia./ATSH/