'Fitore të tilla paçin'/ Rama i përgjigjet Metës pasi i nxori mesazhin për LSI-në dhe Bashën (VIDEO)

I pyetur nëse në mbledhjen e asamblesë së PS-së ishte diskutuar për opozitën, Rama tha se "E kam thënë që ata do të ndëshkohen nga vetëpërjashtimi dhe në procesin e vetëvrasjes do të bërtasin fitore dhe po bërtasin fitore dhe të tilla paçin gjithmonë, unë ua uroj, por ajo që mbetet është rezultati i sovranit".

Por a ka qenë një plan i kryeministrit eliminimi i opozitës sikur deklaroi Presidenti Meta pak javë më parë në mesazhin që i kishte dërguar sipas tij Rama?

"Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, pasi opozita është në kapacitete të plotë për t'u vetëeliminuar dhe procesi i degradimit vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë dhe qorrazi dhe cdo ditë hedhin nga një hap.

E rëndësishme është që t'u qëndrojmë besnikë të gjithëve, atyre që na votuan apo jo dhe këto histori që 7x7 bëjnë 42 t'ua lëmë atyre" tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Rama: Detyrat janë bërë, nuk ka nevojë për ndryshime në qeveri, në shtator zgjedhje brenda PS-së (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm