Fitoret në fushat e betejës nuk do të forcojnë fuqinë e Rusisë

Fitoret në fushat e betejës nuk do të forcojnë fuqinë e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin

Pushtimi i Ukrainës ka zbuluar dobësinë e vërtetë të Moskës. Pas një disfate ushtarake dhe plotësisht poshtëruese në veri të Ukrainës, me tanke të djegura dhe autokolona të blinduara të bllokuara, ushtria ruse tani po ekzekuton atë që e përshkruan si "fazën e dytë" të luftës së saj në Ukrainë. Me objektivin që të zgjerojë kontrollin e saj mbi të gjithë rajonin e Donbasit dhe ndoshta do ta kthej Ukrainën në një  vend pa dalje në Detin e Zi.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur miliarda dollarë ndihma për pajisje ushtarake për të ndihmuar Kievin të frenojë avancimin rus. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Uashingtoni dëshiron ta shohë Rusinë "të dobësuar" në mënyrë që të mos pushtojë më një fuqi fqinje. Por nëse Rusia fiton apo humbet në Donbas, ajo do të dalë nga lufta në një pozitë më të dobët gjeopolitike sesa kur hyri.

Ekonomikisht, sanksionet dhe kufizimet e importit të vendosura nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë pasur një efekt shkatërrues në një ekonomi ruse kryesisht “anemike”.Më shumë se 700 kompani ndërkombëtare, ose kanë hequr dorë nga aktivitetet e tyre në Rusi ose janë larguar tërësisht nga tregu. Gjysma e rezervave valutore prej 630 miliardë dollarësh të Moskës, të cilat dikur shiheshin nga Kremlini si një politikë sigurimi në rast të një ngjarjeje të rëndë vendase ose ndërkombëtare, janë të pa aksesueshme për shkak të masave bllokuese të SHBA-së dhe Evropës . 

Që prej fillimit të majit, Rusia nuk mund të përdorë më rezervat e mbajtura në bankat amerikane për të shlyer borxhin, duke e detyruar Putinin të shpenzua më shumë mga fondet e tij për të shmangur falimentimin. Në total, Banka Botërore parashikon që ekonomia e Rusisë do të tkurret me më shumë se 11 % gjatë këtij viti, që do të ishte rënia më e keqe në gati 30 vite.

Zgjedhja që bëri Putini për të nisur luftën në Ukrainë ka tronditur Evropën nga zona e saj e rehatisë. Vendet evropiane që nuk i kishin marrë seriozisht detyrimet e tyre të mbrojtjes, përfshirë Gjermaninë , Italinë dhe Spanjën, tani janë në rrugën drejt zbatimit të planeve të riarmatimit ose shtimit të më shumë parave në buxhetet e tyre të mbrojtjes. Nëse Putin mendonte se pushtimi i Ukrainës do të krijonte një rivlerësim brenda NATO-s, atëherë ai bëri një llogaritje të gabuar.

Evropa nga ana tjetër po shkëput varësinë nga nafta dhe gazi rus. Nëse kontinenti ishte shumë i varur nga burimet ruse të energjisë para luftës ( kur BE impotoi 40% të gazit dhe 27%  të naftës nga Rusia në vitin 2021), ai tani po bën përpjekje të mëdha për të eliminuar këtë varësi. Ndërsa Gjermania mbetet kundër një ndërprerjeje të menjëhershme të naftës dhe gazit rus në mënyrë që të mbrojë industrinë gjermane nga ndikimi negativ ekonomik, heqja e dorë nga burimet ruse të energjisë është tashmë politika zyrtare e qeverisë në Berlin. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock deklaroi se  Berlini do t'i japë fund importeve të naftës ruse deri në fund të vitit. Ndërkohë, Italia është duke punuar shumë për të diversifikuar furnizuesit e saj, duke nënshkruar një marrëveshje enregjitike me Algjerinë këtë muaj.

Rusia, sigurisht, do të jetë në gjendje t'i kompensojë këto humbje duke shitur më shumë nga nafta dhe gazi i saj te fuqitë aziatike si Kina dhe India, por nuk do të jetë në gjendje t’i rikuperojë të gjitha.

Prandaj, loja e Putinit në Ukrainë ka ndryshuar pozitën gjeopolitike për Rusinë në një mënyrë që nuk ishte menduar kurrë më parë.

Nga një "operacion i posaçëm ushtarak" që Putin besonte se do të ishte me kosto relativisht të ulët, ndodhi krejtësisht e kundërta, me mijëra trupa ruse të vdekur e kosto të mëdha.

Pekini mund të mbështesë Rusinë për momentin, por politikanët kinezë kanë në fokus interesat e Kinës. Ata janë shqetësuar për pasojat strategjike dhe ekonomike që rrjedhin nga politika e Rusisë në Ukrainë. Nëse Putin shpreson se miku i tij, Xi Jinping, do ta shpëtojë atë përgjithmonë, ai rrezikon të bëjë një gabim tjetër të madh./ Përshatati nga The Week, Shqiptarja.com.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë