Pwr ish-ambasadorin e Shqipërisë në SHBA Roland Bimo, përparimi i Rusisë në Ukrainë do të vijoi me marrjen e territoreve të tjera.
I ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report Tv, ai tha se Rusia po i merr territore një shteti sovran, gjë e cila nuk pranohet nga perëndimi.
Për Bimon, Europa dhe SHBA kanë qëndrime të ndryshme për luftën.
‘Në momentin kur epërsia ushtarake e një vendi është e madhe çdo gjë mund të presësh. Nga ato që thotë Putin ka të ngjarë që Rusia të shkojë deri në Odesa. Nga ana tjetër nga perëndimi dhe nga Ukraina lufta e Rusisë është agresive kundër një shteti sovran që po i merren territore që janë të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare. Europa dhe SHBA kanë mendime të ndryshme në lidhje me luftën. Ekipi i Trump po i mëshon më shumë ndryshimit të regjimeve në Europë, pra duan ato që janë pro Trump dhe janë kundër luftës. Ajo që duhet fokusuar është se si do shkojnë fazat e luftës. Rusia duhet të mundet dhe të dorëzohet apo SHBA do ndryshojë ekipet drejtuese në Europë me zgjedhje’, tha ai.
Bimo tha se Ukraina në këtë fazë të luftës ka mungesë të forcave në fushë betejë. Ai theksoi se Moska po lufton në mënyrë strategjike.
‘Ukraina po vuan nga mungesa e njerëzve në fushë betejë sesa e armëve apo fondeve. Ajo që vlen për të theksuar është përparimi i ngadalshëm i Rusisë në Ukrainë dhe kjo vjen për shkak të rezistencës së Ukrainës apo është strategji e Putin. Ai përparon gradualisht. Moska lufton me armë po lufton më shumë në mënyrë strategjike. Pse rusët i kanë toleruar vijat e kuqe nga shumë burime është cilësuar si dobësi por sipas Moskës sa kohë s’po i shkaktojnë dëm Rusisë nuk është problem’, tha ai.
Komente









