Fitorja detyrim, Kombëtarja me ndryshime ndaj San Marinos, Kosova sfidon Spanjën (VIDEO)

Me detyrimin për të fituar Kombëtarja luan sonte duke nisur nga ora 20:45 në San Marino. Kuqezinjve nuk u lejohet asnjë hap fals ndaj rivalit modest me nivel amator që në renditjen e FIFA-s mban vendin e fundit. Shqipëria përballet për herë të parë me San Marinon në ndeshje zyrtare ndërsa të dyja miqësoret e zhvilluara deri tani kuqezinjtë i kanë fituar. Për shkak të dëmtimeve trajneri Edy Reja pritet të bëjë disa ndryshime në formacion.

Edhe në konferencë italiani e ka shpallur që në portë do jetë Strakosha e jo Berisha ndërsa mbrojtësi Ismajli është në dyshim dhe Hysaj mund të luajë në treshen e mbrojtjes së bashku me Gjimshitin e Ajetin ose Veselin. Në mesfushë i sigurt është aktivizimi i Bares e Laçit në qëndër ndërsa titullarë priten edhe Roshi, Lenjani e Çokaj.Në sulm Cikalleshi do jetë titullar dhe në krah të tij do jetë Manaj ose Uzuni. Pra Kombëtarja do bëjë ndryshime në çdo repart por objektivi mbetet i njëJtë. Ndaj një rivali si San Marino tre pikët janë detyrim.

Ndërkaq në grupin B kualifikues Kosova sfidon gjigandët e Spanjës në Sevilla. Dardanët e humbën ndeshjen e parë ndaj Suedisë dhe do të kërkojnë të bëjnë surprizën megjithëse është shumë shumë e vështirë. Spanja nuk e njeh Kosovën dhe në konferencën e trajnerit Challandes menaxheri i ekipit e ka detyruar një gazetar spanjoll që të përmendë emrin Kosovë. Moment ky që bëri xhiron në rrjet. Spanjë-Kosovë nis në 20:45./Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës