Kimi Antonelli ka prerë i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Austin në SHBA, duke fituar garën e 9-të sezonale në Formula 1. Megjithatë festa për të parë italianin kampion bote për pilot është shtyrë, pasi matematika mban ende në lojë shokun e skuadrës George Rusell. Ky i fundit u rendit i 8-i në Çmimin e Madh të Austin.
Kur kanë mbetur edhe 5 gara deri në përfundim të sezonit Antonelli është 123 pikë më shumë se George Rusell, ndërsa në lojë janë edhe 125 pikë të mundshme për t’u fituar.
Antonelli e mbylli garën në SHBA me mbi 13 sekonda diferencë nga Charls LeClerc i Ferrari-t, i cili zuri vendin e dytë, ndërsa podiumin e plotësoi Max Verstappen. 4 herë kampioni i botës dueloi deri në fund për vendin e tretë me Lewis Hamilton, i cili u rendit i katërti, me shumë diferencë nga Lando Norris i vendit të pestë.
Në këto kushte ka shumë mundësi që Kimi Antonelli do të shpallet kampion bote për pilot fundjavën e ardhshme në Çmimin e Madh të Meksikës, që mbahet me datë 1 nëntor. Atij do ti mjaftojnë vetëm 2 pikë për të kurorëzuar një sezon të pabesueshëm. Në rast se ia del ai do të behet piloti i parë i Formula 1 që shpallet kampion bote në moshën 20-vjeçare, duke thyer me rreth 3 vite rekordin që mbahet aktualisht nga Max Verstappen. Ndërkohë hera e fundit që një ialian ka fituar titullin është 73 vite më parë.










Komente
Komento