Bëhet fjalë për filmin vizatimor “The Simpson”. Në episodin “Bart to the Future”, i transmetuar në mars të vitit 2000, Lisa Simpson zgjidhet në krye të Shteteve të Bashkuara duke pasuar në këtë post Donald Trump.
Trump e ka shprehur dëshirën e tij për të marrë Shtëpinë e Bardhë, më shumë se dy dekada më parë.
Skenaristja e filmit vizatimor’’ the Simpson’’, ka deklaruar se ishte një paralajmërim logjik për Amerikën, që dukej se po shkonte me shpejtësi drejt marrëzisë në atë kohë.
Ndërsa krijuesi i ‘’The Simpson’’, Matt Groening është shprehur “Parashikuam që Trump do të ishte President që në vitin 2000. Në atë kohë na u duk si emri më absurd dhe shakator që mund të mendonim dhe kjo është e vërtetë edhe sot. Shkon përtej satirës”.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com