Fitorja e Elhaidës, trondit
institucionet që përkrahin antivlerat

Fitorja e Elhaidës, trondit<br />institucionet që përkrahin antivlerat
TIRANE - Shpëtin Saraçi është një nga kompozitorët që ka spikatur dhe zbuluar talentin e rrallë të Elhaida Danit. Është një nga të paktët që e ka mbështetur talentin e saj. Thotë se është i lumtur dhe krenar për triumfin e saj në “The Voice of Italy dhe fitorja e saj këtë është një tronditje për institucionet kulturore, që promovojnë antivlerat.  
 
Kemi dëgjuar se e keni mbështetur si talent Elahidën. Si e pritët fitoren e saj në “The Voice Italy”?
-Unë e mbaj mend Elhaidën në Ethet e së Premtes. Ajo ishte diku tek 14-15 vjeçe. U vu re talenti, por zëri i saj ende nuk e kishte fituar pjekurinë. Elhaida nuk e la rrugën në mes. Pastaj talenti i saj u vërtetua në dy vite më vonë në Star Akademi, një aktivitet që u zhvillua nga Zana Çela. Atje u vlerësua për herë të parë si talent. Unë e kam ndjekur atë si një vajzë që prirej drejt suksesit dhe nuk e kam lënë asnjëherë pa u vënë re.
 
Por megjithatë në publik pak është folur për të?
-Po. Por mendoni se Elhaida është ende shumë e re, sapo kapërceu 19 vjeç dhe vitin e kaluar ishte viti i shpërthimit të saj artistik. Ishte një vit suksesesh e trofesh, sidomos në Ballkan, ku Elhaida ka shkëlqyer si një zë brilant. Vitin e kaluar në Top-fest, Elhaida ka qenë triumfuese. Mos harroni se ajo ishte një kandidate për të marë pjesë në San Remo ku realizoi audicionet.

Elhaida ka një veçanti, ajo karakterizohet nga vetëdija artistike dhe di si të punojë. Ka qenë një talent i admiruar për mua dhe unë jam vërtetë shumë i lumtur, sepse talenti i saj na ka nxitur që të bashkëpunojmë tek disa audicione tek “E diela shqiptare”. Spikaste që ishte e shkëlqyer në çdo performancë dhe në çdo gjë që bënte.
 
Të jemi të sinqertë, për publikun shqiptar u bë e famshme nga The Voice Italy...
-Talenti i saj shoqërohet në të njëjtën kohë me thjeshtësinë absolute. Ajo është kërkuese, ekzigjente, e admiruar, me  cilësi që sot nuk janë aspak prezentë tek të moshës së saj. Ndoshta ky lloj armartimi me këto cilësi e bëri atë të ketë arritje të mëdha dhe kualitete.

Sipas mendimit tim Elhaida duhet të na shërbejë të bëhemi të vetëdijshëm për vlerat kulturore. Fitorja e Elhaidës është një goditje e rëndë për shoqërinë dhe institucionet kulturore shqiptare. Ne kemi shumë të talentuar, por për ditë dhe për natë promovohen antivlerat dhe harrohen talente të rralla si Elhaida.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm