Fitorja e gjashtë radhazi, Max Verstappen s’njeh rivalë në Formula 1 

Fitorja e gjashtë radhazi, Max Verstappen s’njeh rivalë në Formula 1 

Max Verstappen

Max Verstappen nuk di të ndalet këtë vit në Formula 1. Piloti holandez regjistroi fitoren e gjashtë radhazi, duke konfirmuar se nuk njeh rivalë.

Verstappen fitoi këtë të diel Çmimin e Madh të Britanisë në pistën e Silverstone. Piloti i Red Bull la pas tij dy pilotët anglezë, Lando Norris i McLaren i dyti dhe Leëis Hamilton i Mercedes u rendit i treti.

Më pas me radhë, Piastri (McLaren), Russell (Mercedes), Perez (RedBull). Shumë keq Ferrari, që nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë me Leclerc dhe i dhjetë me Sainz.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, Verstappen kryeson bindshëm me 255 pikë, plot 99 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, që është piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën