Fitorja e së djathtës në Itali, gazetarja Hila për Report Tv: Rezultati historik, sfida e Giorgia Melonit kriza ekonomike

Fitorja e qendrës së djathtë në Itali ishte një rezultat historik, megjithëse ndryshimi pritej! Kështu u shpreh në një intervistë për Report Tv nga Italia, gazetarja Ornela Hila, e cila komentoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në Itali.

Duke u ndalur tek sfidat që ka para qeveria e re që do të udhëhiqet nga Giorgia Meloni, partia e së cilës mori shumicën e votave në senat me 26%, Hila tha se sfidat më të rëndësishme janë ato ekonomike. Sa i përket Luigi Di Maio, në bazë të rezultateve ai nuk do të jetë në parlament.

‘Është një rezultat historik për të djathtën. Një rezultat që pritej le të themi pritej ndryshimi, por jo deri në këto nivele. Ajo për të cilën pritet të përballet qeveri a qendrës së djathtë, do përballet me sfida të rëndësishme që kanë të bëjnë me ekonominë, çështja e energjisë elektrike, karburanteve e me radhë.E djathta ka një shumicë të sigurt që i garanton krijimin e qeverisë. Luigi Di Maio nuk do të jetë më në parlament. Ka qenë një surprizë e madhe, një fushatë e gjerë elektorale që ka sjellë rezultate që mbase dhe nuk priteshin.’- u shpreh Hila.

Problemi më madhor i këtyre zgjedhjeve sipas gazetares Hila, është frika e një të djathte ekstreme.

‘Ka ekzaltuar një pjesë e liderëve në Europë dhe ekziston frika e të djathtës ekstreme. Sot fitorja e së djathtës është vendosmëri për një ndryshim. Meloni ka qenë një zë i fuqishëm i opozitës dhe pritshmëritë janë të larta. Salvini do jetë në qeveri. I fuqishëm mbetet edhe Berlusconi i cili ka marrë pak më pas se Salvini duke i vënë në baraspeshë të dy aleatët’- u shpreh Hila.

Që në sondazhet para zgjedhore aleanca e djathtë dilte kryesuese, kurse të dielën Fratelli d'Italia arriti të marrë më shumë vota, se partia Lega dhe Forza Italia së bashku, me një rezutat 26%. Giorgia Meloni e trembi dhe shqetësoi Bashkimin Evropian edhe pse gjatë fushatës bëri gjithçka për të bërë të pranueshme partinë, të cilës nuk i hiqet etiketa "postfashiste". Partia është organizata pasuese e lëvizjes, MSI, Movimento Sociale Italiano, e krijuar nga ish-funksionarë të diktatorit, Benito Musolini pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në logon e partisë ndodhet simboli i zjarrit, që të kujton Musolinin dhe është një simbol për ultra të djathtët. Meloni është e njohur njohur edhe për kritikën e saj ndaj institucioneve në Bruksel. Kurse aleati i saj i Legas, Matteo Salvini shpreh hapur dyshimin për efektin e sanksioneve kundër Rusisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë